E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi pret delegacionin e Partisë Komuniste të Kinës.

6 shtator 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka pritur sot në mëngjes një delegacion të Partisë Komuniste të Kinës, të kryesuar nga zoti Uang Xhiarui, Kryetar i Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i cili i ka sjellë Presidentit Topi përshëndetjet e Presidentit të Kinës Hu Xhin Tao.

Presidenti Topi dhe z. Xhiarui kanë evidentuar marrëdhëniet e mira që kanë ekzistuar tradicionalisht mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës. Kreu i shtetit shqiptar i ka kërkuar z. Xhiarui që t’i përcjellë Presidentit kinez vlerësimin dhe vullnetin e Shqipërisë për t’i forcuar këto marrëdhënie në të ardhmen veçanërisht në aspektin ekonomik, ku Kina ka njohur një rritje të admirueshme.

Nga ana e z. Xhiarui është vlerësuar kontributi i çmuar i Shqipërisë në anëtarësimin e Kinës ne Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Presidenti Topi është shprehur se Shqipëria shpreson që Kina, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen e një çështjeje delikate siç është statusi i ardhshëm i Kosovës, për të përkrahur nismat që kontribuojnë për zgjidhjen e drejtë të së ardhmes së saj ku qëndrimi i Shqipërisë është i qartë dhe tepër i njohur.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›