Presidenti Topi pret dy ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani

25 korrik 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në një takim të veçantë pune në zyrën e tij dy ish-krerët e mëparshëm të shtetit shqiptar, zotin Alfred Moisiu dhe zotin Rexhep Meidani.
Kryetari i Shtetit, Topi dhe dy ish-presidentët Moisiu dhe Meidani, në bisedën e tyre të përqendruar kryesisht në zhvillimet më të fundit në vend, ndanë shqetësimin dhe mendime të përbashkëta se situata e rënduar politike, jo vetëm që dëmton demokracinë në vend dhe institucionet e saj, por vonon ecurinë e reformave të saj gjithëpërfshirëse dhe plotësimin e dymbëdhjetë kërkesave të Bashkimit Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Presidenti Topi vlerësoi dy ish-presidentët për angazhimet e tyre publike, “sepse Shqipëria ka nevojë për zëra të fuqishëm qytetarë, për zëra dhe angazhime të pjesës civile e liberale të shoqërisë, që tejkalojnë thirrjet militante të partive politike”.
Në këtë drejtim, të dy ish-presidentët Moisiu dhe Meidani dhe Presidenti Topi theksuan domosdoshmërinë e uljes së tensioneve politike dhe rikthim në normalitet të jetës institucionale, sidomos asaj parlamentare si dhe gjetjen nga ana e partive politike të vullnetit të duhur për kryerjen e reformave të domosdoshme në drejtësi, reformën zgjedhore, miratimin e ligjeve të rëndësishme që kërkojnë një shumicë të cilësuar dhe konsensus.
Duke vlerësuar lart rolin e ekuilibruar dhe moderator të Presidentit Topi, “i cili ka treguar gjithmonë në çdo hap se është respektues i Kushtetutës dhe simbol i unitetit të popullit”, dy ish-Presidentët vunë në dukje se “do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e vazhdueshme, që përmes komunikimeve me tone të qeta e të matura, vijon të përmbushë misionin e lartë e tepër të rëndësishëm të Kryetarit të Shtetit, duke zbatuar rigorozisht Kushtetutën e Shqipërisë dhe të gjithë kuadrin ligjor”.