Presidenti Topi ngushëllon Mbretin Harald V dhe dënon aktet terroriste në Norvegji

23 korrik 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi Mbretit të Norvegjisë, Harald V, në të cilin shprehen ngushëllimet për familjet e 87 viktimave dhe dhjetëra të plagosurve si dhe dënohen forcërisht aktet terroriste që ndodhën dje në Oslo dhe në ishullin e Utojas.
“Madhëria Juaj,
Me trishtim të madh kam ndjekur lajmet e hidhura të sulmeve çnjerëzore të djeshme që goditën kryeqytetin tuaj dhe pasojat fatale të tyre. Në këto momente të vështira dhe dhimbjeje për vendin dhe popullin Tuaj, më lejoni që në emër të popullit shqiptar t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave e të plagosurve!
Këto ngjarje të rënda që tronditën jo vetëm qytetarët norvegjezë, por edhe mbarë opinionin botëror, na rikujtojnë për rrezikun konstant të terrorizmit ndërkombëtar dhe për sfidën e vazhdueshme, me të cilën ne së bashku, si aleatë në NATO përballemi vazhdimisht dhe mbi të cilën duhet të dalim patjetër fitimtarë në emër të një ardhmeje më të mirë e më të sigurtë për popujt dhe vendet tona.
Edhe një herë, në emër të Shqipërisë dhe popullit shqiptar ju shpreh solidaritetin e lartë njerëzor dhe mbështetjen tonë të pakursyer për kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate tragjike!” – theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar.