Presidenti Topi pret gazetarin e shquar italian, Bruno Vespa.

29 maj 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi pati sot një takim të ngrohtë e miqësor me gazetarin e shquar italian, Bruno Vespa, i cili po viziton këto ditë vendin tonë.
Pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri, Presidenti Topi shprehu kënaqësinë për këtë takim me një ndër figurat më me emër të gazetarisë italiane, me të cilin ndau disa përshtypje e mendime të përbashkëta lidhur me raportet historike e tradicionale të një miqësie të hershme midis dy vendeve dhe popujve tanë. Kryetari i Shtetit vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet dypalëshe, duke vënë në dukje se lidhjet e forta politike, ekonomike, kulturore, shpirtërore, etj., që ekzistojnë sot mes popullit shqiptar dhe atij italian, vlejnë të promovohen, duke garantuar kështu të ardhmen e këtyre marrëdhënieve. “Ne jemi të vetëdijshëm për rolin thelbësor të mediave në këtë drejtim”, - nënvizoi Presidenti.
Në vijim të bisedës, Presidenti Topi bëri një panoramë të përgjithshme të zhvillimeve në Shqipëri dhe vuri theksin në ecurinë pozitive të reformave të gjithanshme në vend, “të cilat”, - vuri në dukje Presidenti, - “u kurorëzuan me anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO, ndërkohë që ne hedhim hapa të tjerë të sigurtë dhe vendimtarë për integrimin e vendit në familjen e madhe evropiane”. Duke iu përgjigjur interesimit të z. Vespa për procesin zgjedhor në Shqipëri, Presidenti Topi tha se: “klasa politike shqiptare dhe vetë populli shqiptar janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për ardhmërinë, ku ne e shikojmë vendin tonë dhe popullin tonë pjesë të Bashkimit Evropian, me të gjitha vlerat dhe identitetin tonë kombëtar dhe virtytet që përfaqësojmë e që kemi si komb”. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës i uroi gazetarit Vespa qëndrim të mbarë në vendin tonë, me bindjen se gjatë këtyre ditëve ai do të ketë mundësinë të informohet nga afër dhe konkretisht me historinë, kulturën, traditën dhe të tjera vlera shpirtërore, natyrore dhe turistike që ofron Shqipëria.
Nga ana e tij, Bruno Vespa falenderoi Presidentin Topi për pritjen e rezervuar. Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë dhe lidhjet shpirtërore e kulturore mes dy popujve tanë, z. Vespa shprehu urimet e tij më të mira për arritjet e deritanishme të shqiptarëve në përmbushje të aspiratës së tyre euroatlantike. Gazetari italian shprehu përshtypjet e tij dhe mbresat e veçanta të këtyre ditëve të qëndrimit në Shqipëri, “një vend i bukur dhe tërheqës, të cilin kam patur gjithnjë ëndërr ta vizitoja, edhe si i apasionur pas antikitetit, duke dëgjuar për Apoloninë dhe Bylis-in”, - u shpreh z. Vespa. Në përfundim të takimit, z. Vespa edhe një herë shprehu konsideratën e tij dhe urimet më të mira për mbarësi dhe suksese për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.