E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi ngushëllon familjarët e diplomatit amerikan Riçard Hollbruk për ndarjen e tij nga jeta

15 dhjetor 2010

Presidenti i Republikës, Prof.Dr. Bamir Topi i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të diplomatit amerikan, Riçard Hollbruk, në të cilin shkruhet:

“Të nderuar familjarë të zotit Hollbruk,

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të diplomatit të shquar amerikan, zotit Riçard Hollbruk. Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta!

Në këto momente, ne ndajmë me ju dhimbjen e humbjes, por edhe vlerësimin tonë më të lartë për zotin Hollbruk, për përvojën e aktivitetin e tij të gjithanshëm, si dhe veçanërisht për rolin pozitiv në arritjen e paqes në konfliktin e Kosovës, duke lënë një trashëgimi të veçantë për të gjithë shqiptarët. Gjithashtu, dëshiroj të kujtoj dhe arritjen e tij më të shquar në arenën ndërkombëtare, “Marrëveshjen e Dejtonit”, duke kontribuar kështu dhe në procesin e paqes në rajonin e Ballkanit e më gjerë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Tij! “

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›