Presidenti Topi pret një grup shkrimtarësh, anëtarë të klubeve të ndryshme letrare shqiptare

15 nëntor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, priti sot në zyrën e tij në Presidencë një grup shkrimtarësh nga Shqipëria, Greqia dhe Kosova, anëtarë të klubeve të ndryshme letrare, të cilët kryesoheshin nga Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, Nase Jani.
Pasi falënderoi Presidentin Topi për mikpritjen e ngrohtë e miqësore, Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë “Drita”, i cili është krijuar në vitin 2000 në Athinë dhe numëron me qindra anëtarë në mbarë botën, Nase Jani, prezantoi shkurtimisht veprimtarinë e Klubit, që u krijua fillimisht si një kërkesë e kohës, për të qenë kurdoherë të bashkuar në promovimin e veprave letrare e artistike të shkrimtarëve shqiptarë, në lëvrimin dhe përtëritjen e vlerave kulturore, historike e shoqërore, me synimin për të ruajtur identitetin tipik gjuhësor e zakonor të shqiptarëve e për t’i trashëguar këto vlera të larta tek brezat e rinj.
Presidenti Topi nga ana e tij, duke shprehur kënaqësinë e këtij takimi interesant e të rëndësishëm për promovimin e letërsisë shqipe kudo ku jetojnë bashkatdhetarët tanë, vuri në dukje në mënyrë të veçantë se “Veprat letrare, por dhe ato historike, që jo vetëm janë të shkruara bukur artistikisht, por pasqyrojnë me vërtetësi e paanshmëri tematikat që trajtojnë, i rezistojnë të gjitha kohërave e mbeten pjesë e arkivës së artë të shqiptarëve e Shqipërisë”. Kryetari i Shtetit shqiptar, pasi çmoi punën dhe përkushtimin e shkrimtarëve shqiptarë në botë, i siguroi ata për mbështetjen personale dhe institucionale në përmbushje të nismës së tyre fisnike për përhapjen e kulturës dhe letrave shqipe në të katër anët e globit.