Presidenti Topi pritet nga Kryetari i Bashkise se Pratos Roberto Ceni.

21 nentor 2010
Prato Itali
Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi dhe delegacioni zyrtar qe e shoqeron gjate vizites se punes ne Itali u priten ne Bashkine e Pratos nga Kryebashkiaku Roberto Ceni nga perfaqesuesit e Keshillit Komunal si dhe nga qindra qytetare ne mes tyre kishte shume bashkatdhetare te cilet i rezervuan Kreut te Shtetit nje pritje mjaft te ngrohte vellazerore dhe emocionuese.
Ne takimet e vecanta te zhvilluara gjate qendrimit te tij ne Prato me Kryetarin e Bashkise se qytetitit Roberto Ceni dhe me Perfaqesuesit e Grupeve Ekonomike dhe te Shoqates Sopoti Presidenti Topi vleresoi nivelin e shkelqyer te marredhenieve mes dy vendeve dhe popujve tane dhe miqesine tradicionale te konsoliduar nder vite. Kryetari i Shtetit vuri ne dukje faktin se Shqiperia e shikon Italine fqinje si nje partner te rendesishem strategjik dhe mbeshtetese te forte ne rrugen e saj per realizimin me sukses te aspirates per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Presidenti Topi i njohu keto autoritete me disa prej zhvillimeve me te fundit dhe reformave ne Shqiperi ne drejtim te konsolidimit te institucioneve demokratike fuqizimit te kuadrit ligjor si dhe permiresimit te klimes se biznesit ne vend. Ne kete kuader Presidenti vuri ne dukje se ne mirepresim zgjerimin e investimeve te bizneseve prestigjioze italiane ne vendin tone.
Ne te njejten kohe Kryetari i Shtetit beri nje panorame te atmosferes optimiste te krijuar ne vend pas vendimit per liberalizimin e vizave per Shqiperine me BE-ne duke theksuar se shteti dhe qytetaret shqiptaret jane te ndergjegjshem per sfidat dhe detyrimet qe rrjedhin nga ky vendim.
Nga ana e tyre autoritetet me te larta vendore te Pratos dhe perfaqesuesit e shoqatave te ndryshme ekonomike te rajonit vleresuan viziten e Kreut te Shtetit shqiptar si nje pike kulmore e zhvillimit te marredhenieve te gjithashme mes dy vendeve duke nenvizuar rolin e rendesishem qe luan edhe bashkesia e madhe ne numer e emigranteve shqiptare ne Itali te cilet sherbejne si ura lidhese mes dy popujve tane dhe qe me sjelljen dhe arritjet e tyre kane dhene nje kontribut thelbesor ne drejtim te marrjes se vendimit per liberalizimin e vizave. Ne takim u theksua rendesia e rritjes se pranise se investitoreve italiane ne vendin tone si dhe shtimi i shkembimeve ekonomike-tregtare mes dy vendeve.