E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i pergjigjet interesimit te mediave italiane

20 nentor 2010
Rome

Ne perfundim te vizites se tij ne Androdoko Presidenti Topi iu pergjigj interesimit te korrespondentit te RAI 3-shit.

Gazetari Cfare mund te na thoni per viziten tuaj ketu Si ndiheni

Presidenti Topi Jam shume i emocionuar sepse realizova nje enderr per te ardhur ketu ne Androdoko per te pare nga afer vepren dhe njohur jeten e Lin Delise nje artist i madh shqiptar i cili eshte vleresuar se tepermi si nga ne ashtu edhe nga italianet jo vetem per jeten e tij artistike por ai tregoi qe ishte nje njeri i vertete duke bere te pamunduren per te forcuar lidhjet dhe marredheniet mes dy popujve tane. Tashme mes Italise dhe Shqiperise ekzistojne marredhenie te shkelqyera. Do te doja te vleresoja me kete rast vepren e gjithe artisteve dhe te gjithe atyre qe kane jetuar ketu ne Itali duke punuar me ndershmeri dhe duke dhene gjithcka per konsolidimin e marredhenieve tona. Njeri prej tyre eshte padyshim Lin Delija.

Gazetari Lin Delija u arratis nga Shqiperia atehere kur praktikisht nuk mund te largohej askush. Tani jane liberalizuar vizat per qytetaret shqiptare. Cfare domethenieje ka kjo per ju

Presidenti Topi Eshte nje arritje shume e madhe dicka e paimagjinueshme me pare nga shqiptaret. Vendimi per liberalizimin e vizave u mor dy-tri jave me pare per te gjithe qytetaret shqiptare. Deshiroj qe prej ketej nga Androdoko te falenderoj perzemersisht edhe qeverine dhe shtetin italian qe kane dhene vertet nje mbeshtetje te jashtezakonshme per Shqiperine. Tani jemi ne nje situate kur nuk mund te behen me krahasime per nje vend qe dikur ka qene tejet i izoluar dhe prej nga askush nuk mund te dilte jashte. Tashme qe te gjithe qytetaret shqiptare e kane mundesine per te dale jashte dhe per te konsoliduar keto marredhenie me familjen tradicionale evropiane. Jemi vertet shume te kenaqur dhe me fat sepse jemi ne prag te kesaj date kur ne do te dalim e do te levizim pa pasur nevoje per vize.

Gazetari Domethene edhe Lin Delija me ikjen e tij dhe duke qene nje nga te paret ka dhene kontributin e vet ne kete drejtim

Presidenti Topi Lin Deline vertet e vleresojme shume. Ai eshte nderuar edhe me titullin Nderi i Kombit dhe kjo do te thote qe ne e vleresojme vepren e Lin Delise jo vetem nga kendveshtrimi artistik por edhe nga ana e veprimit civil. Ai ishte nje njeri qe tregoi kurajo dhe punoi se tepermi per tia arritur kesaj dite.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›