Presidenti Topi priti Avokatin e Popullit të Francës, Zhan Pol Delevoje.

24 qershor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë Avokatin e Popullit të Republikës së Francës, Zhan Pol Delevoje, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Kreu i shtetit pasi i uroi mirëseardhjen z. Delevoje, theksoi vlerën e vizitave të tilla të nivelit të lartë për zgjerimin e marrëdhënieve tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve tona dhe vuri në dukje rëndësinë e shkëmbimit të përvojës mes institucioneve të pavarura dhe bashkërendimin e punës me Avokatin e Popullit shqiptar, Ermir Dobjani.
Presidenti Topi pasi pëshkroi rrugëtimin integrues të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian dhe NATO me kryerjen e reformave thelbësore, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si edhe ruajtjen e konsolidimin e institucioneve të pavaruara si ai i Avokatit të Popullit, një institucion që ka bërë një punë të vlerësueshme për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme dhe i cili gëzon mbështetjen e plotë dhe inkurajimin e Presidentit.
Kreu i shtetit shqiptar në këtë takim shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmesën e vazhdueshme të Francës dhënë vendit tonë si edhe për njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës. Në këtë pikë Presidenti Topi i kërkoi z. Delevoje t’i përcillte përshëndetjet më të përzemërta Presidentit frnacez Sarkozi së bashku me ftesën për ta takuar së afërmi në Shqipëri gjatë një vizite të mundshme zyrtare.
Nga ana e tij, Avokati i Popullit të Francës, Zhan Pol Delevoje, pasi falenderoi Presidentin Topi për pritjen, vuri në pah ndjeshmërinë për sfidat madhore integruese me të cilat po përballet me sukses vendi ynë, vlerësoi lart rolin stabilizues dhe moderator të Shqipërisë në rajon si dhe tolerancën fetare për të cilën shquhet populli shqiptar. Z. Delevoje nënvizoi gjithashtu edhe rëndësinë e bashkëpunimit të frutshëm me z. Dobjani, përkushtimin e të cilit e çmoi së tepërmi.
Në takim mori pjesë edhe Ambasadorja e Republikës së Francës, Mariz Davje.