E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç, për Festën Kombëtare.

24 qershor 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiç, me rastin e Festës Kombëtare.

“Kam kënaqësinë e madhe që, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Kroacisë, t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik kroat urimet më të ngrohta e më të përzemërta!

Më lejoni, Zoti President që, me këtë rast të nënvizoj me kënaqësi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe të shpreh bindjen se me angazhimin dhe partneritetin tonë ndaj sfidave të përbashkëta të integrimit euroatlantik me të cilat përballen dy vendet tona, këto marrëdhënie do të thellohen e përparojnë më tej, në dobi të dy popujve tanë, zhvillimeve rajonale e më gjerë.

Me urimet më të përzemërta, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›