Presidenti Topi priti sot Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

3 nëntor 2008
Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi ka nisur sot një vizitë 3 ditore në Shqipëri, Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu. Kjo është vizita e parë e z. Sejdiu si President i Republikës së Kosovës në vendin tonë.
Presidenti Sejdiu dhe delegacioni që e shoqëron, është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidencës, z. Aleksandër Flloko.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi e priti Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu në Pallatin e Brigadave, me ceremoninë zyrtare të pritjes, gjatë së cilës u ekzekutuan himnet kombëtare të të dy vendeve dhe u bë kalimi në revistë i truprojes së nderit.
Pas takimit kokë më kokë, të dy Presidentët, zhvilluan bisedime të shoqëruar nga dy delegacionet shtetërore. Bisedimet u përqendruan në zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe Kosovë, mbi çështje me rëndësi të veçantë për të dy vendet, në drejtim të rritjes së bashkëpunimit të gjithanshëm politik, ekonomik, social, kulturor etj.
Duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të shtetit të ri të Kosovës në rajon e më gjerë, Presidenti Topi u shpreh: “Ne e konsiderojmë rolin e Kosovës, të Institucioneve të saj, pavarësinë e Kosovës, si një element të qënësishëm në funksion të stabilitetit rajonal”.
Nga ana tjetër, Kreu i shtetit shqiptar theksoi se mbetet tepër i rëndësishëm shkëmbimi i marrëdhënieve mes dy popujve në të gjitha fushat, ç’ka do ta bëjë të mundur së shpejti, përfundimi i ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. Lidhur me këtë, Presidenti Topi tha: “Jam i bindur që rruga që lidh Durrësin me Morinën, me Kosovën, do të jetë një rrugë që do t’i shërbejë edhe popujve të tjerë, sepse sot sikurse thashë, e ardhmja nuk i përket thjesht marrëdhënieve midis dy vendeve tona, por marrëdhënieve shumë komplekse që ekzistojnë midis vendeve dhe popujve të Ballkanit, të cilët do të jenë patjetër nesër shumë afër të gjitha standardeve, qoftë politike, ekonomike dhe shoqërore në kontinent, ku ne kemi bërë pjesë historikisht”.
Nga ana e tij, Presidenti Sejdiu shprehu mirënjohjen për pritjen që iu rezervua dhe vlerësoi se këto takime i shërbejnë nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh, si dhe përmirësimit të marrëdhënieve në të gjitha nivelet.
Lidhur me këtë, cilësoi z. Sejdiu, “kemi një objektiv të përbashkët që Kosova dhe Shqipëria si dhe vendet e tjera të rajonit të hyjnë në një lëvizje të përshpejtuar të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Na gëzon fakti, u shpreh Presidenti Sejdiu, se Shqipëria ka kapërcyer sfida të mëdha, që ka marrë ftesën për të qenë anëtare e NATO-s dhe se kjo cilësi që ka, do të jetë nxitje për të mirë edhe për Republikën e Kosovës.”
Më pas, Presidenti Topi dhe Presidenti Sejdiu dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.