E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi, shkarkon dy prokurorë dhe tre zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes

Tiranë, 2 shtator NOA Presidenti Bamir Topi, ka firmosur sot shkarkimet nga detyra të dy prokurorëve dhe tre zyrtarëve të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa ka dekretuar dhe tre emërime në po këtë ministri.

Kështu tetë dekretet e presidentit Topi, kanë hyrë sot në fuqi duke nxjerrë në rrugë disa zyrtarë shtetërorë, dhe emëruar në detyrë tre të tjerë.

Prokuroria e Përgjithshme i kishte propozuar presidentit të vendit Bamir Topi, shkarkimin nga detyra të Tom Deda, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, gjë e cila është dekretuar sot prej kreut të shtetit.

Të njëjtin propozim Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë edhe për prokurorin e rrethit gjyqësor Kurbin Bardhyl Shehu, i cili prej ditës së sotme nuk do të jetë në detyrë.

Ndërkohë që shkarkimet që ka firmosur Topi sot kanë vijuar në Ministrinë e Mbrojtjes me propozim të kësaj të fundit.

Kapiten i Rangut I, Kristaq Gërvenji, Komandant i Forcave Detare të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kundëradmiral Kudret Çela, zëvendëskomandant i Komandës së Forcave të Bashkuara dhe Gjeneral Brigade Vladimir Qirjazi, Komandant i Komandës Mbështetëse janë shkarkuar sot nga detyra me firmën e Topit.

Veç shkarkimeve Ministria e Mbrojtjes i ka propozuar presidentit Topi edhe tre emërime në këtë dikaster.

Kështu Topi nuk ka nguruar të firmosë emërimin Kristaq Gërvenji në detyrën e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Ndërsa kundëradmiral Kudret Çela, u emërua sot në detyrën e Komandantit të Forcave Detare, të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu Topi ka dekretuar po sot edhe emërimin Gjeneral Brigade Vladimir Qirjazi, në detyrën e Zëvendëskomandantit të Komandës së Forcave Bashkuara, të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›