E Diel, 1 Nëntor 2026

H1N1, dezinfektohen kopshtet në Tiranë

Gripi pandemik nuk konsiderohet aspak një faktor frenues për nisjen e vitit të ri mësimor. Madje edhe çerdhet dhe kopshtet do të funksionojnë normalisht. Sipas inpspektores së arsimit parashkollor në drejtorinë arsimore të Tiranës, Antoneta Gramozi, janë marrë të gjitha masat sa i takon kësaj çështjeje. Mjediset ku do të qendrojnë fëmijët janë dezinfektuar disa herë gjatë verës, e po ashtu janë shpërndarë postera informues.
Drejtoria e arsimore e kryeqytetit, sikurse edhe ato nëpër rrethe kanë nisur prej së hënës rregjistrimet për kopshtet, ku vërehet se ka një fluks tepër të madh. Sipas Inspektores Gramozi, deri më tani janë rregjistruar rreth 900 fëmijë, dhe pritet që ky numër të dyfishohet.
Në Tiranë, janë plot 41 kopshte sivjet në dispozicion, ndërkohë që fluksi i kërkesave për t'u akomoduar në to është disa herë me i lartë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›