E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi shpall dekretimin e katër ligjeve

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka shpallur sot dekretimin e katër ligjeve.

Kështu, presidenca ka njoftuar se Presidenti ka dekretuar shpalljen e ligjit për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore, si dhe atë  për Bankat në Republikën e Shqipërisë

Presidenti ka dekretuar gjithashtu edhe ndryshimet në Kodin Hekurudhor dhe Kodin Detar të Republikës së Shqipërisë.

Një ditë më parë, Presidenti ka dekretuar edhe transferimin e Alfred Saliut nga prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, në prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›