Homazhe për Leka Zogun I, Berisha: Kongresi ndaloi kthimin e mbretit
Kryeministri Sali Berisha pas homazheve të zhvilluara sot në nder të Leka Zogu I, deklaroi se vdekja e pretendentit të fronit mbretëror është një humbje e madhe ndaj edhe shqiptarët janë të bashkuar për humbjen e tij.“Mbreti u largua nga Shqipëria, por vazhdoi me vendosmëri të madhe luftën për çlirimin e Shqipërisë. Përpjekjet e legalistëve, qëndresa e tyre që orët e para të pushtimit deri në ditën e fundit të çlirimit të vendit janë një faqe e ndritur atdhetarie, heroizmi dhe qëndrese”, është shprehur Berisha.Ai nënvizoi se pas luftës, ndryshe nga vendet e tjera që dolën nga pushtimi barbar nazifashist, të cilat i rikthyen kurorat mbretërore, ose shpallën referendumet në mënyrë që popujt të shpreheshin, kjo nuk ndodhi në Shqipëri. Në këtë drejtim, Kryeministri Berisha u shpreh se në mënyrën më arbitrare një Kongres ndaloi monarkun e shqiptarëve të kthehej në vendin e vet, gjë e cila zgjati siç dihet, gjatë gjithë jetës së tij dhe mbreti vdiq në Paris. Duke i`u referuar referendumit të zhvilluar në Shqipëri për kthimin e monarkisë, Berisha u shpreh se shqiptarët janë dëshmitarë që ata shprehën masivisht qëndrimin e tyre në respekt të mbretit Leka dhe në favor të tij, por siç dihet ai referendum u mbajt në kushtet e një rebelimi të egër komunist dhe e vërteta është se nuk mund të thotë askush që rezultati është ai që u shpall “Kjo çështje nuk është e mbyllur",- tha kryeministri Berisha