E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i vëzhguesit vendorë: Zgjedhjet, arritje për vendin

Vëzhguesit vendorë në raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit theksojnë se zgjedhjet parlamentar ishin një arritje pozitive për vendin. Raporti është prezantuar nga Kristaq Kume i cili thekson se janë konstatuar një sërë problemesh të vërejtura gjatë zgjedhjeve. Një prej problemeve që janë vërejtur në zgjedhjet e 28 qershorit sipas raportit të vezhguesve vendorë janë votimet në grup si dhe probleme me grupet e numërimit të votave. Gjithashtu në raport theksohet se vendimet që janë marrë nga Kolegji Zgjedhor kanë qenë tërësisht të pavarura dhe jot ë ndikuara politikisht. Një nga pikat kyçe të raportit është edhe vlerësimi për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve ku theksohet se ky institucion është treguar transparent në lidhje me vlerësimet e tij në zgjedhjet e 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›