Presidenti Topi takon Presidentin e Kosovës, Sejdiu.

23 qershor 2009
Vlorë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu patën sot një bisedë të ngrohtë e miqësore në kuadër të takimit të katër Presidentëve, të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës që po mbahet në qytetin e Vlorës.
Presidenti Topi shprehu kënaqësinë e veçantë për takimin me Presidentin Sejdiu dhe nënvizoi se dhe ky takim tregon vullnetin tonë të gjithanshëm, sidomos atë politik për të diskutuar dhe ndarë mendime e pikëpamje, si përfaqësues të dy vendeve fqinje jo vetëm në planin dypalësh, por edhe në atë rajonal. “Ne jemi maksimalisht të angazhuar që marrëdhëniet e shkëlqyera, të fqinjësisë së mirë, të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, të ndërtuara historikisht dhe të forcuara në vijimësi, t’i zgjerojmë e t’i thellojmë më tej, duke e shtrirë dhe institucionalizuar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, nëpërmjet vendosjes së një partneriteti të ngushtë,” – theksoi Kryetari i Shtetit. Presidenti Topi vuri në dukje angazhimin maksimal tonin për përfundimin e aksit rrugor Durrës-Morinë, çka do t’i shërbejë synimeve tona të integrimit rajonal dhe rritjes së shkëmbimeve njerëzore dhe tregtare mes vendeve tona.
Edhe në këtë takim, Presidenti Topi rikonfirmoi qëndrimin se pavarësia e Kosovës është tashmë një realitet i ri dhe i pakthyeshëm në rajonin ballkanik dhe vlerësoi rolin e lidershipit kosovar dhe të institucioneve të Kosovës që pas një viti jete të Kushtetutës dhe një vit e gjysëm të pavarësisë së saj kanë dëshmuar një përkushtim të admirueshëm duke punuar administrata, pushteti në një mënyrë shumë moderatore.
Nga ana e tij, Presidenti Sejdiu falenderoi posaçërisht Presidentin Topi për organizimin e këtij takimi dhe për ftesën drejtuar Presidentit të shtetit më të ri në Ballkan dhe për punën e madhe dhe të rëndësishme të bërë nga vendi ynë në mbështetje të Kosovës. Shqipëria dhe Kosova janë një shembull i mirë për t’iu larguar shtangies dhe mbetjes peng të së kaluarës së hidhur historike. “Takimi i Vlorës është një simbol i mirë për pjesëmarrjen e Kosovës në takimet rajonale. Kjo është për të ardhmen ku ne e shohim veten si partnerë strategjikë me Shqipërinë, por dhe me vendet e tjera të rajonit. Është një sinjal i gadishmërisë së Shqipërisë për bashkëveprim mes vendeve tona dhe të gjithë rajonit”, - theksoi Presidenti Sejdiu.