E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi takon Presidentin e Turqise Abdullah Gyl.

1 dhjetor 2010
Astana Kazakistan

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi pati sot nje takim me Presidentin e Turqise Abdullah Gyl gjate qendrimit ne Astana te Kazakistanit ku po zhvillohet Samiti i Krereve te Shteteve dhe Qeverive te OSBE-se.

Gjate bisedes se zhvilluar ne nje atmosfere te ngrohte e vellazerore Kryetari i Shtetit shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e vazhdueshme dhe te pakursyer qe ky shtet e popull mik i shqiptareve i ka dhene Shqiperise ne shume sektore te rendesishem per zhvillimin progresiv te vendit. Presidenti vleresoi lart dialogun politik dhe bashkepunimin e frytshem dypalesh ne fusha me interes te ndersjelle. Edhe keto takime te niveleve te larta ne kuader te organizatave dhe nismave nderkombetare tregojne me se miri klimen e shkelqyer te marredhenieve midis dy vendeve tona marredhenie qe shkojne perhere e me teper drejt forcimit te metejshem ne interes te popujve tane - vuri ne dukje Presidenti Topi.

Kreu i shtetit shqiptar vleresoi dhe ndihmesen e dhene nga Turqia ne te gjitha fushat me interes reciprok vecanerisht ne fushen e mbrojtjes ne kuader te angazhimit te plote si anetar i NATO-s por edhe ne drejtim te mbeshtetjes se reformimit dhe modernizimit te Forcave tona te Armatosura. Ne kete pike te dy homologet vleresuan bashkepunimin e frytshem ne kuader te misionit paqeruajtes ne Afganistan ku forcat ushtarake te te dyja vendeve japin kontributin e tyre krah per krah ne dobi te forcimit te paqes dhe qendrueshmerise. Gjithashtu pasi vuri ne dukje disa prej zhvillimeve pozitive ne vend ne kuader te rritjes se stabilitetit ekonomik Presidenti i Republikes se Shqiperise shprehu besimin ne thellimin e marredhenieve ekonomike mes dy vendeve tona duke nenvizuar nevojen per rritjen e shkembimeve tregtare si dhe per intensifikimin e investimeve te kompanive prestigjioze turke ne sektore kyc si energjia e telekomunikacioni.

Me tej Kryetari i Shtetit u perqendrua ne menyre te vecante ne atmosferen optimiste te krijuar ne vend pas vendimit te Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Presidenti Topi theksoi se shteti shqiptar po ben perpjekjet maksimale ne drejtim te informimit dhe ndergjegjesimit te popullsise per te gjitha te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin nga permbyllja me sukses e procesit te liberalizimit te vizave me Bashkimin Evropian dhe ne besojme se qytetaret shqiptare do te jene dinjitoze dhe do te deshmojne vlerat e tyre me te mira ne kete perballje te re me familjen evropiane.

Nga ana e tij Presidenti turk Gyl e pergezoi Presidentin Topi per nje arritje teper te rendesishme per vendin sic eshte liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian e cila ka ardhur pas suksesit te arritur me anetaresimin e vendit tone ne NATO. Presidenti Gyl theksoi se liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptare na mbush me kenaqesi dhe eshte nje hap shume pozitiv perpara qe do tju ofroje mundesi edhe me te medha bashkepunimi ne fushen ekonomike-tregtare si dhe rritjen e numrit te investitoreve. Te dy Presidentet pasi shkembyen pikepamje dhe mendime edhe per situaten ne rajon ku theksuan rendesine e rritjes se numrit te vendeve qe do te njohin pavaresine e Kosoves ndane te njejten bindje se bashkepunimi i fuqishem mes dy vendeve tona do te vazhdoje te ece perpara ne rrugen e vet te mbare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›