E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pritet nga Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbajev.

1 dhjetor 2010
Astana Kazakistan

Ne kuader te punimeve te Samitit te Krereve te Shteteve dhe Qeverive te OSBE-se qe po zhvillohet ne Astana te Kazakistanit Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi pati nje takim me Presidentin e Kazakistanit Nursultan Nazarbajev. Ne kete takim ishte i pranishem edhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto.

Presidenti Topi shprehu falenderimet per mikpritjen e ngrohte te ofruar nga pala kazake dhe urimet per organizimin e veprimtarise me te rendesishme te OSBE-se te 11 viteve te fundit. Gjithashtu Kryetari i Shtetit vuri ne dukje se Samiti eshte shprehje e mirebesimit te rritur ne hapesiren transatlantike dhe ka potencial te jashtezakonshem per te rigjalleruar rolin e OSBE-se per sigurine tone te perbashket - duke shtuar se ai eshte nje mundesi e volitshme per Kreret e shteteve dhe qeverive qe te bashkojne forcat per te ndertuar nje bashkesi euro-aziatike te Sigurise me te vertete te plote dhe te lire.

Gjate bisedes dy personalitetet e larta vune ne dukje marredheniet e mira qe ekzistojne midis dy vendeve dhe popujve tane duke shprehur interesimin e perbashket ne thellimin dhe zgjerimin te tyre ne te ardhmen sidomos sa i perket zgjerimit dhe thellimit te bashkepunimit ekonomik. Presidenti Topi ne kete takim beri nje panorame te pergjithshme te zhvillimeve progresive te vendit ne rrugen integruese ne Bashkimin Evropian dhe ne kete kuader Kryetari i Shtetit vuri ne dukje se vendimi per liberalizimin e vizave te Shqiperise me BE-ne konsiderohet nga pala shqiptare nje hap i rendesishem pozitiv perpara por edhe si nje mundesi apo detyrim me shume per te punuar e per te qene te suksesshem ne realizimin e plote dhe me sukses te reformave te gjithanshme qe ka vendi.

Ne vijim Presidenti Topi nenvizoi rolin moderator dhe konstruktiv te Shqiperise ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Kryetari i Shtetit ritheksoi se Shqiperia beson se Pavaresia e Kosoves e deklaruar ne pajtueshmeri te plote me te drejten nderkombetare ka dhene kontributin me te cmuar ne drejtim te stabilizimit te rajonit tone. Ne te njejten kohe vuri ne dukje se ne mbeshtesim dialogun e drejtperdrejte Kosove-Serbi si shtete te pavarura dhe sovrane per ceshtje teknike me interes te perbashket duke i kerkuar Presidentit Nazarbajev qe te ushtroje influencen per rritjen e numrit te shteteve qe do te njohin pavaresine e Kosoves dhe anetaresimin e saj sa me te shpejte ne organizma te rendesishme financiare boterore sic eshte BERZH-i.
Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbajev pasi vleresoi rendesine e vizites se Presidentit Topi ne Astana dhe pjesemarrjen ne Samitin e OSBE-se shprehu bindjen se vizita te tilla te ndersjellta te nivelit me te larte patjeter qe kontribuojne ne rritjen dhe zgjerimin e marredhenieve te gjithanshme dypaleshe. Presidentet shkembyen ftesa reciproke per vizita shteterore qe u pranuan me kenaqesi. Keto vizita do te behen te shoqeruara nga grupe te rendesishme biznesi qe do i sherbeje njohjes dhe shkembimit te ndersjelle te mendimeve dhe mund te shoqerohen nga nenshkrime marreveshjesh efikase ekonomike-tregtare.

Presidenti Topi ne perfundim te dites se sotme zhvilloi edhe nje takim te ngrohte e te perzemert me disa perfaqesues te bashkesise shqiptare qe punon dhe jeton prej vitesh ne Kazakistan. Gjate ketij takimi u vleresua roli dhe kontributi i shqiptareve nga te gjitha trojet per thellimin dhe konsolidimin e marredhenieve mes popujve tane si dhe ne vecanti per rritjen e marredhenieve ekonomike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›