Presidenti Topi takon ish-ministrin e Jashtëm të Italisë, Franko Fratini

11 korrik 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi prit sot paradite ish-Ministrin e Jashtëm të Republikës Italiane, Franko Fratini, i cili shoqërohej nga Ambasadori italian në vendin tonë, Masimo Gaiani. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori shqiptar në Itali, Llesh Kola.
Presidenti Topi vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që ekzistojnë mes dy vendeve tona partnere strategjike, të cilat ilustrohen nga miqësia dhe lidhjet tradicionale, tregues i të cilave është edhe vizita e zotit Fratini dhe shpallja e tij “Qytetar Nderi” i Tiranës. Me këtë rast, Presidenti Topi e uroi zotin Fratini për titullin e nderit duke vlerësuar maksimalisht rolin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për rrugëtimin integrues të Shqipërisë në strukturat euroatlantike, sidomos për liberalizimin e vizave.
Presidenti Topi theksoi se: “Veprimtaria aktive si politikan e si diplomat, por edhe predispozicioni natyral e zotit Fratini në mbështetje të përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë meriton mirënjohjen e thellë të popullit shqiptar dhe institucioneve të vendit tonë.”
Në takim u diskutua edhe mbi situatën politike në vend, ku dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë e gjetjes së vullnetit të duhur politik për kryerjen sa më parë të reformës zgjedhore si dhe të heqjes së imuniteteve, në përmbushje të kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian duke mundësuar kështu edhe marrjen e statusit të vendit kandidat për t’u integruar në gjirin e familjes evropiane brenda këtij viti të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Nga ana e tij, ish-Ministri i Jashtëm italian dhe europarlamentari Franko Fratini, pasi falenderoi Presidenti Topi për mikpritjen e ngrohtë, vuri në dukje sukseset dhe zhvillimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë gjatë dy dekadave të fundit, të kurorëzuara edhe me anëtarësimin e merituar të saj në NATO, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e Italisë për të vazhduar mbështetjen e palëkundur për realizimin e aspiratave integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.