Presidenti Topi thekson nevojën e bashkëpunimit ekonomik rajonal në koherencë me realitetin e ri gjeo-politik.

21 nëntor 2008
Ohër,
Maqedoni
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka udhëtuar sot drejt qytetit të Ohrit për të marrë pjesë në Forumin Rajonal Ekonomik, në të cilin morën pjesë edhe Presidentët e Maqedonisë, Kroacisë, Bullgarisë, Bosnje-Hercegovinës e Malit të Zi.
Forumi “Konkurentë dhe partnerë në rrugën drejt BE” trajtoi tema që kishin të bënin me çështje të impaktit të krizës financiare në ekonomitë e vendeve të Evropës Juglindore, të infrastrukturës në rajon, të tregut të energjisë e veçanërisht të shkëmbimeve dhe të bashkëpunimit ekonomik e tregëtar në këtë rajon.
Në fjalën e tij Presidenti Topi u përqëndrua në bashkëpunimin e ndërsjelltë, me vëmendje të veçantë në opinionin e vendit tonë në këndvështrimin e përpjekjeve që duhet të bëjnë bashkarisht të gjitha vendet e rajonit për të përballuar ndikimin e krizës globale financiare, të energjisë dhe rrezikut të rënies ekonomike.
Presidenti Topi i kushtoi vëmendje në fjalën e tij aktualitetit politik dhe zhvillimeve të fundit në Republikën e Kosovës, duke sjellë në vëmendje nevojën e përshirjes së saj në nismat e në proceset e përbashkëta integruese të rajonit tonë.
Çështja e Kosovës ka qenë në qendër të takimeve që Presidenti Topi zhvilloi me homologët e tij pjesëmarrës në Forum, Presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç dhe Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Gjatë bashkëbisedimit me homologët, Presidenti Topi theksoi nevojën e pranimit të realitetit të ri gjeo-politik, të shtetit të Kosovës dhe bashkëpunimit ekonomik me të, në perspektivën e qartë euro-atlantike të mbarë rajonit.
Ndërsa në konferencën e përbashkët për shtyp të presidentëve pjesëmarrës në këtë Forum, Presidenti Topi u shpreh:
“Dëshiroj të shpreh edhe një herë vlerësimin për organizatorët. Gjithashtu të vlerësoj mikpritjen nga Presidenti Cervenkovski. Ne e kemi futur tashmë në një traditë zhvillimin e këtij forumi ekonomik. Ky është takimi i pestë. U paralajmërua që vitin që vjen do të mblidhemi në Sarajevë, një vit më vonë në Tiranë dhe më pas në Bullgari. Do të jepja vlerësime mjaft pozitive për organizimin e këtyre takimeve, të cilat në radhë të parë demonstrojnë shprehjen e një vullneti të qartë politik të lidershipit të vendeve tona, të cilat dëshirojnë të rrisin bashkëpunimin dhe në radhë të parë kjo është shprehje e nivelit të lartë të dialogut politik dhe të faktit, që pas dialogut politik vjen dëshira për të vazhduar komunikimin mbi çështjet ekonomike.
Do të doja të sugjeroja që ne duhet të diskutojmë me terma konkrete çfarë ka ndodhur brenda një viti në rajonin tonë. Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe mes vendeve tona, mbi çështjet politike, por edhe ato ekonomike mjaft specifike. Të diskutonim reth bashkëpunimit për çështje konkrete: si ajo e korridoreve, e Korridorit të 8, të energjisë, mbi angazhimet specifike që të trajtohen në mënyrë shumëpalëshe. Përforcoj atë që thashë pak më parë që të kemi kurajon të gjithë së bashku të pranojmë realitetet e reja gjeopolitike të rajonit. Shpreh keqardhjen që sot nuk ishin të pranishëm si Presidentin Tadiç ashtu dhe Presidentin e Kosovës, Dr. Sejdiun. Ne e kompletojmë bashkëpunimin tonë me realitetet e reja gjeo-politike, por edhe me ato ekonomike. Do të ishte një handikap i madh në qoftë se ne do të linim jashtë vëmendjes territore dhe njerëz shumë të rëndësishëm, që përbëjnë atë që quhet Ballkani integral dhe i integruar, sepse ka një realitet shumë të mirë në Ballkan. Është realiteti i të gjitha vendeve të Ballkanit, që po demonstrojnë një aspiratë euro-atalntike.”