FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË FORUMIN EKONOMIK RAJONAL TË EVROPËS JUGLINDORE.

21 nëntor 2008
Ohër
I nderuar Zoti Crvenkovski,
Shkëlqesi kolegë,
Zonja dhe zotërinj,
Duke falenderuar mikpritësit për organizimin e këtij Samiti, më lejoni të shpreh opinionin e Republikës së Shqipërisë në këndvështrimin e përpjekjeve që duhet të bëjmë bashkërisht për të përballuar ndikimin e krizës globale financiare, të energjisë dhe rrezikut të rënies ekonomike.
Mund të them që në fillim se vendet tona nuk do të mund të jenë në gjendje të ecin përpara drejt rritjes së konkurueshmërinë së tyre pa ridimensionuar dhe harmonizuar më parë interesat që nxisin tejkalimin e nivelit të tanishëm të kooperimit ndërmjet tyre, me qëllim që secila ekonomi e çdo vendi, të ketë fushë më të gjërë veprimi që ia bën të mundur t’i rezistojë këtij shock–u ekonomik që po kalon bota mbarë.
Një vit më parë në Dubrovnik ne diskutuam dhe ramë dakord me çështjen mjaft domethënëse “Konkurentë dhe Partnerë në Rrugën tonë për në Bashkimin Europian”.
Një ekonomist i shquar amerikan që studjoi pasojat e krizës së naftës në vitet 70 – të konkludoi: “Niveli i jetesës së çdo kombi me të cilin ne kryejmë shkëmbimet tona duhet të na preokupojë seriozisht.”.
Në marrëdhëniet tona ekonomike ende kemi pengesa, që frenojnë zhvillimin e tregtisë së lirë, që nuk ua bëjnë të mundur bizneseve të vendeve tona të arrijnë maksimizimin e fitimeve të tyre, sepse konkurenca si faktor kyç që influencon çdo ditë mbi jetën e njerëzve të rajonit tonë, nuk funksionon siç duhet.
Përpjekjet e secilit nga vendet tona për të tërhequr investimin e huaj direkt, u përfshinë në një “luftë vrasëse” të ofertave, të cilat u influencuan, gjithashtu, nga diferencat e krijuara nga çmimi dhe pozicioni monopol i infrastrukturës fizike të energjisë elektrike, ndërtimi i së cilës për disa vende kërkon shumë para dhe kohë.
Vitet e fundit Shqipëria ka vuajtur nga furnizimi i pasigurtë me energji elektrike që ndikoi në rritjen ekonomike, sidomos gjatë thatësirës së gjatë të vitit 2007, kur çmimet e produkteve energjitike u rritën dukshëm dhe ekonomia e vendit u përball me rritjen e kostove, me frenimin e rritjes së prodhimit dhe atë të rrjedhës së investimeve të huaja direkte.
Pavarësisht presionit që po shkakton kriza ndërkombëtare e energjisë, Shqipëria po investon në ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Malin e Zi, ndërkohë që për një gjë të tillë me Maqedoninë ekziston thjesht një ide, së cilës në rrethanat e tanishme i ka ardhur koha jo vetëm për përgatitjen e projektit por dhe për sigurimin e financimit të saj, me qëllim që vendet tona të bëhen pjesë të sistemit të integruar rajonal të energjisë e më tej.
Në vitin 2009 Shqipëria do të investojë, gjithashtu, për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, me këtë realitet tashmë jo vetëm politik por edhe ekonomik.
Ne mendojmë se realiteti i ri gjeopolitik i krijuar së fundmi në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e proceseve integruese, shteti i ri i Kosovës, ka nevojë të inkurajohet duke u bërë pjesë e nismave dhe takimeve rajonale ku diskutohet për bashkëpunim rajonal, politik, ekonomik apo tregtar. Autoritetet e Kosovës po përpiqen me të gjithë seriozitetin e duhur dhe angazhimin civil të zbatojnë paketën ligjore Ahtisaari dhe Kushtetutën e tyre të re, ndërtuar me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, sipas standardeve më të larta të respektit të individit, pavarësisht prejardhjes së tij etnike apo fetare.
Unë jam i bindur se kjo është e vetmja mënyrë për të shtrirë hapësirën e sigurisë ekonomike dhe për ta bërë atë pjesë integrale të zhvillimit rajonal, pjesë të tregjeve dhe të kapitaleve investuese. Procesi i zbatimit dhe shtrirjes së misionit EULEX në Kosovë nuk duhet të zvarritet, por në të njëjtën kohë duhet të vlerësojë realitetin e pakthyeshëm të pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Ai duhet të ketë karakter të barabartë, integral dhe gjithpërfshirës në zbatimin e tij vertikal apo horizontal dhe t’i shërbejë unifikimit të shoqërisë kosovare në interes të integrimit të saj sa më të shpejtë në shoqërinë tonë të përbashkët që udhëton drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Konkuruesit kryesorë në tregjet e rajonit nuk mund të jenë vetëm disa biznese dhe markat e ndryshme të tyre, por të gjithë tregtarët dhe markat e tyre, për të bërë të mundur që secili të konkurojë pa pengesa në kushtet e një konkurence të ndershme në kuadër të tregut rajonal.
Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë sepse do t’i përfshinte më tej vendet tona në proçeset e ekonomisë botërore, duke zgjeruar më tej kooperimin në kuadër të CEFTA, duke i lejuar secilit prej vendeve tona sigurimin e një rritje ekonomike të qëndrueshme, për shkak të lirisë së gjërë ekonomike që siguron kooperimi dhe specializimi në fusha të caktuara ku çdo vend i ka të gjitha mundësitë të prodhojë produktet më të mira.
Duke e konceptuar kështu rritjen e konkurueshmërinë së çdo vendi në rajon, Shqipëria po investon çdo vit për zgjerimin e infrastrukturës rrugore dhe portuale, për të siguruar për të gjitha vendet e interesuara, brenda dhe përtej kufijve të rajonit, kapacitete më të mëdha, me kosto më të ulët, që Koridorin 8 – të do ta sillnin si një mundësi konkrete me shumë përfitime për të gjithë vendet tona.
Zvogëlimi i konkurencës së pandershme, në favor të vendeve që për shkak të trashëgimisë së tyre historike, për të siguruar kushtet e domosdoshme të një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë, kërkon një kooperim konkret me plane, me projekte, me afate dhe me financime të sigurta, që ta bënin më të lehtë dhe më të lirë shkëmbimin e energjisë, të mallrave dhe të shërbimeve brenda dhe përtej rajonit.
Harmonizimi i interesave të çdo vendi dhe ngritja e nivelit të kooperimit ndërmjet vendeve është çmimi që kërkohet të paguajmë për të përballuar ndikimin e krizës globale dhe rënies ekonomike mbi zhvillimin e rajonit tonë.
Joshja e investimit të kapitaleve në tregjet, në burimet natyrore dhe njerëzore të vendeve tona ka qenë dhe mbetet objektivi kryesor i Marrëveshjes së Zonës së Lirë Tregtare të Europës Qendrore, sepse ajo përmbush një prej konditave më të rëndësishme për investitorët: madhësinë e tregut me dhjetra milion konsumatorë. Ju faleminderit!