Presidenti Topi u dërgon mesazh ngushëllimi familjarëve të regjisorit Viktor Gjika, për ndarjen e tij nga jeta.

4 mars 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të regjisorit dhe Artistit të Popullit, Viktor Gjika, në të cilin thuhet: “Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm! Në këto çaste fatkeqësie dhe dhimbjeje të thellë për humbjen e të dashurit, dëshiroj t’ju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta!
Sot u nda nga ne kineasti i jashtëzakonshëm, intelektuali i shquar, prindi i pashembullt, i cili ia përkushtoi jetën me devotshmëri e profesionalizëm familjes, artit dhe vlerave përparimtare qytetare.
I bindur se i ndjeri Viktor Gjika dhe veprat e tij do të mbeten përgjithmonë të pashlyera në panteonin e kinematografisë shqiptare dhe kujtesën e artdashësve anembanë, më lejoni edhe një herë të ndaj me ju dhimbjen e rëndë njerëzore!” – përfundon mesazhi i Presidentit Topi.