E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Mbretin e Norvegjisë me rastin e Festës Kombëtare.

17 maj 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Mbretit të Norvegjisë, Harald V me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më të ngrohta e më miqësore.

“Më lejoni të nënvizoj, me këtë rast, se ne çmojmë lart mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë Shqipërisë gjatë procesit të anëtarësimit të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, si dhe të rikonfirmoj angazhimin tim e të popullit tim për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit midis dy vendeve tona.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›