E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit në turin Shqipëria po ndryshon takim me banorët e Rrëshenit. Mandati i ardhshëm, rritje ekonomike, heqje vizash, Shqipëri europiane.

  Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli në vijim të turit Shqipëria po ndryshon dhe takimeve në qytetet dhe komunat e Shqipërisë nga Veriu në Jug, u prit nga banorët e Rrëshenit që kishin mbushur sheshin qendror të qytetit.   Në takimin me banorët e rrëshenit Kryetarja e Kuvendit, ndër të tjera tha:   Nuk është vetëm infrastruktura dhe rritja e rrogave, nuk është vetëm rritja e pensioneve dhe rritja e buxhetit, nuk është vetëm dyfishimi i të ardhurave. Është rritja e turizmit. Është rritja e eksporteve. Është dixhitalizimi. Është ulja e vjedhjes, e korrupsionit. Është rritja e imazhit, zbukurimi i imazhit tonë, zbukurimi i imazhit të shqiptarëve.   Doktrina ekonomike ishte një doktrinë, në radhë të parë në luftë kundër korrupsionit, në luftë kundër krimit të organizuar. Ishte një doktrinë e rritjes ekonomike, e rritjes së të ardhurave, e rritjes së rrogave, e rritjes së pensioneve, e uljes së taksave. Ishte një doktrinë e thithjes së investimeve   Ne, vijoi Kryetarja e Kuvendit,  kemi treguar se kur e themi fjalën, e mbajmë atë. Këto 4 vite kanë qenë konfirmimi i fjalës së mbajtur, këto 4 vite kanë qenë konfirmimi i premtimeve të mbajtura.   Ne nuk jemi si Bashkia e Tiranës që proteston kur Shqipëria hyri në NATO. Jemi dy botë krejt të ndryshme. Ne nuk jemi si Bashkia e Tiranës që hedh baltë mbi rrugën që po e bën jetën më të mirë. Ne nuk jemi si Bashkia e Tiranës që hedh helm çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë mbi rrugët që bashkojnë shqiptarët. Nuk është më Partia Socialiste. Është partia e betonit. Nuk është Partia Socialiste, është partia e lejeve të ndërtimit. Nuk është Partia Socialiste, është partia e 15 përqindshit. Është partia që hedh baltë mbi çdo vepër. Mbi veprat e jugut, mbi veprat e veriut. Mbi veprat e integrimit, mbi rritjen e pensioneve, mbi ndërtimin e shkollave.
Nuk është Partia Socialiste. Është vetëm trusti i ndërtimit, trusti i betonit, trusti i 15 përqindshit, trusti i klientelizmit.

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›