Presidenti Topi uron Presidentin Fisher me rastin e Festës Kombëtare të Austrisë.

26 tetor 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Austrisë, Hainc Fisher me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin dërgon përshëndetjet e sinqerta dhe urimet më të mira.
“Duke shprehur vlerësimin për mbështetjen që Austria i ka dhënë Shqipërisë në përpjekjet e saj për t’u integruar në strukturat euroatlantike, ju konfirmoj me këtë rast, Shkëlqesi, angazhimin tim për të nxitur më tej zhvillimin e marrëdhënieve shumë të mira midis dy popujve tanë si dhe vazhdimësinë e bashkëpunimit të thellë midis dy vendeve tona.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.