E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Solyom me rastin e Festës Kombëtare të Hungarisë.

20 gusht 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Hungarisë, Laszlo Solyom me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më të ngrohta e përshëndetjet më miqësore.

“Në vijim të nivelit shumë të mirë të marrëdhënieve që karakterizon Shqipërinë dhe Hungarinë, dëshiroj t’ju konfirmoj, zoti President, angazhimin tim për nxitjen e tyre të mëtejshme, në të mirë të vendeve e popujve tanë miq.

Duke vlerësuar veçanërisht mbështetjen e Hungarisë ndaj proceseve integruese në të cilat vendi im është angazhuar, si dhe me bindjen në vazhdimësinë e mëtejshme të saj, ju lutem pranoni, i nderuar zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›