VENDIM PER NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 659, DATË 3.10.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË PROKURIMIT PUBLIK, ME MJETE ELEKTRONIKE”
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 659, DATË 3.10.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË PROKURIMIT PUBLIK, ME MJETE ELEKTRONIKE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 22 e 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Shkronja “ç”, e pikës 14, në tekstin “Rregullat e prokurimit publik, me mjete elektronike”, që i bashkëlidhet vendimit nr.659, datë 3.10.2007, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ç) Paralel me sistemin e back-up-it, në mjediset e Kryeministrisë do të instalohet edhe një server i tretë, i cili do të regjistrojë të gjitha proceset dhe ndërhyrjet në sistemin e prokurimit elektronik. Në server lejohet të ndërhyhet, në përputhje me rregulloren e miratuar nga Kryeministri, vetëm në rast të ndonjë pretendimi apo për qëllime auditimi, në prani të sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave dhe, të paktën, të dy zyrtarëve të tjerë, të përmendur në pikën 19.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
02/09/2009