E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Armenisë me rastin e Festës Kombëtare.

21 shtator 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Armenisë, Robert Koçarian, në të cilin përcjell urimet më të mira për lumturi dhe begati.

“Më lejoni që, me këtë rast, t’Ju falënderoj përzemërsisht për urimet Tuaja të ngrohta me rastin e zgjedhjes sime si President i Republikës së Shqipërisë, dhe të shpreh besimin tim për zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Armenisë në fusha me interes të ndërsjellë, në dobi të dy popujve tanë.” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›