Presidenti Topi voton në zonën nr.31 në Tiranë.

23 shtator 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta dhe vajza Nada votoi sot paradite në qendrën e votimit tek Shkolla 9 Vjeçare “Servete Maçi”, në zonën numër 31 të kryeqytetit, ku po mbahen zgjedhjet e pjesshme parlamentare për deputet të kësaj zone.
Pas votimit, i pyetur nga mediat për ndjesitë e këtij votimi të parë si President nw ish-zonën e tij elektorale, Kryetari i Shtetit u shpreh: “Unë do t’ju jap disa emocione te veçanta: së pari votova në klasën ku kam qenë për herë të parë në klasën fillore, sepse në këtë shkollë kam kaluar 8 vitet e para të shkollës, së dyti në lagjen time të vjetër, së treti në zonën time zgjedhore, përpara se të jepja dorëheqjen për t’iu përkushtuar një misioni shumë të rëndësishëm si President i vendit dhe midis shumë miqve, banorë të zonës, banorë tradicionalë, por edhe të rinj. Me këtë rast unë do të doja të jepja një përshëndetje për të gjithë pa përjashtim. Është një zonë mjaft interesante, një zonë që ofron dy realitete, një zonë tradicionale, por edhe një zonë e re me besimin se me kalimin e viteve kjo zonë do zhvillohet në mënyrë shumë harmonike.
Mbi të gjitha do të jap një mesazh për të gjithë ata që do të votojnë sot, që duhet të gjithë t’i përkushtohen kësaj dite, të shkojnë të gjithë për të votuar. Eshtë e drejta legjitime e gjithësecilit për të votuar dhe për të kontribuar në forcimin e institucioneve.
Unë kam ndjekur me vëmendje fushatën elektorale të kandidatëve dhe më këtë rast dëshiroj t’i përgëzoj, sepse kanë bërë një fushatë civile, mjaft qytetare, besoj një ndër standardet e pritura për t’u arritur. Shpresoj që dhe sot dita të shkojë mbarë dhe të jetë një ndër standardet që ne kemi premtuar përpara shqiptarëve dhe përpara të gjitha institucioneve ndërkombëtare. Ju uroj dhe juve mediave gjithashtu që e ndiqni këtë ditë me mjaft vëmendje e profesionalizëm.
Në përgjigje të interesimit të gazetarë lidhur me procesin e reformës zgjedhore në vend, Presidenti Topi u shpreh se : “Padyshim është një nga reformat kryesore. Ju e dini fare mirë që Parlamenti rikonsideroi komisionin për reformën zgjedhore. Është një çështje në të cilën Presidenti mban rolin e katalizatorit, por aktori kryesor është Parlamenti, institucioni ku projektohen vullnetet politike të partive parlamentare. Jam i bindur se të gjithë janë të prirur për ndryshime përsa i përket reformës zgjedhore. E kam ndjekur me vëmendje procesin, të gjithë janë për nevojën e ndryshimit të vetë sistemit, natyrisht që janë çështje të modaliteteve, të pozicioneve qoftë edhe për pragun, të cilat i takojnë partive politike. Gjithsesi unë mendoj se klima është mjaft e mirë, mjaft civile edhe politika çdo ditë vjen e reformohet dhe standardet janë të tilla që nuk janë shumë larg për t’u arritur”.