Presidenti Topi uron Presidentin e Portugalisë, Anibal Kavako Silva për Festën Kombëtare.
10 qershor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Portugalisë, Anibal Kavako Silva me rastin e Festës Kombëtare.
“Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Portugalisë, kam kënaqësinë e veçantë t’Ju përcjell Juve dhe, nëpërmjet Jush, popullit mik portugez, urimet e mia më të përzemërta!
Më lejoni, Shkëlqesi që, me këtë rast, të vlerësoj lart mbështetjen që Ju dhe vendi Juaj i keni dhënë dhe i jepni Shqipërisë në përpjekjet e saja për t’u integruar në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe të shpreh besimin në vazhdimësinë e mëtejshme të kësaj mbështetjeje.
Me bindjen time në forcimin e mëtejshëm të miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Portugalisë, Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.