E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Madhërinë e Tij, Mbretin e Suedisë, Karl XVI Gustaf për Festën Kombëtare.

6 qershor 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Madhërisë së Tij, Mbretit të Suedisë, Karl XVI Gustaf, me rastin e Festës Kombëtare.

“Me rastin e Festës Kombëtare të Mbretërisë së Suedisë, kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh përzemërsisht Juve dhe popullit mik suedez, urimet më të ngrohta e më miqësore!

Më lejoni, Madhëri që, me këtë rast, t’Ju shpreh mirënjohjen e popullit shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë në angazhimin e vendit tim për realizimin e përpjekjeve integruese, me bindjen e thellë në vijueshmërinë e në konsolidimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.”, - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›