E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron z. Karzai me rastin e rizgjedhjes në postin e lartë të Presidentit të Afganistanit.

3 nëntor 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës Islamike të Afganistanit, Hamid Karzai në të cilin shkruhet:

“Rizgjedhja juaj në postin e lartë të Presidentit të Republikës Islamike të Afganistanit, më jep kënaqësinë t’Ju përcjell urimet e mia më të mira në përmbushjen me sukses të këtij misioni të lartë, në të mirë të popullit afgan!

Shpreh, me këtë rast, përkrahjen e vendit tim ndaj reformave demokratike në vendin tuaj, dhe besimin se marrëdhëniet midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Islamike të Afganistanit do të njohin zhvillime nën frymën e miqësisë e bashkëpunimit të ndërsjellë, për ruajtjen e paqes dhe zhvillimin e mirëqenien, në të mirë të popujve tanë”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›