Presidenti Topi viziton Rrëshenin me rastin e 15-vjetorit të krijimit të Dioqezës

6 dhjetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, zhvilloi sot në mesditë një vizitë pune në qytetin e Rrëshenit, me rastin e 15-vjetorit të krijimit të Dioqezës. Në kryeqendrën e rrethit të Mirditës, Kreu i Shtetit u prit përzemërsisht nga Kryetari i Bashkisë së Rrëshenit, Ndue Gega, këshilltarë bashkiakë dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor, Imzot Kristoforo Palmieri si dhe nga intelektualë e banorë të shumtë vendas.
Vizita zyrtare e Presidentit të Republikës nisi me një takim në zyrën e Kreut të Bashkisë, ku u njoh me problemet dhe strategjitë e zhvillimit të qytetit për përmirësimin në vazhdimësi të jetesës së qytetarëve të Rrëshenit, për zbatimin e të cilave, Kryebashkiaku Gega theksoi se nevojitet një impenjim sa më efikas, në mënyrë që banorët e tij të marrin shërbimet e duhura në kushte sa më optimale.
Gjithashtu, Kryebashkiaku Gega shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të “Qytetarit të Nderit” të Rrëshenit – Presidentit të Republikës, në të gjitha angazhimet e synimet e përbashkëta të qytetarëve e drejtuesve lokalë, për një zhvillim të qëndrueshëm të të gjithë zonës në shërbim të komunitetit.
Më tej, Presidenti Topi mori pjesë në koncertin festiv të organizuar në mjediset e Pallatit të Kulturës, me rastin e 15-vjetorit të themelimit të Dioqezës së Rrëshenit nga misionarët katolikë, në një atmosferë të ngrohtë e miqësore ku ishin të pranishëm Kryebashkiaku Ndue Gega, Nunci Apostolik në Shqipëri, Arqipeshkv Ramiro Moliner Ingles, Imzot Kristoforo Palmieri, Konsulli i Italisë në Shkodër, Roberto Andreoti, banorë dhe artistë të Ansamblit ‘Mirdita’, etj. Mes ovacioneve të qytetarëve të Rrëshenit, Kreu i Shtetit mbajti një fjalë përshëndetëse, në të cilën, duke rivlerësuar faktin se Rrësheni dhe rrethi i Mirditës përbëjnë një nga rajonet që shprehin më së miri ruajtjen e traditave e virtyteve të çmuara shqiptare, u shpreh:
“I nderuar zoti Gega, Kryetar i Bashkisë së Rrëshenit,
I nderuar Shkëlqesia Juaj, Romiro Ingles, Nunci Apostolik,
Të nderuar autoritete vendore,
Të nderuar klerikë,
Imzot Kristoforo Palmieri,
Të nderuar bashkëqytetarë,
Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i privilegjuar që marr pjesë sot në një ceremoni jashtëzakonisht të bukur, shumë kuptimplote, pikërisht në kryeqendrën e Mirditës. Dhe besoj nuk ka gjë më të bukur se të përshëndesësh ‘Mirdita!’ pikërisht në Mirditë. Ndër vite, pavarësisht angazhimit profesional apo politik, por sidomos sot, si President i Republikës, jam ndjerë dhe ndihem në Mirditë, si në shtëpinë time. Natyrisht që këto nuk janë fjalë që vijnë thjesht për shkak të një komunikimi, të një fjalimi, por këto janë fjalë që vijnë nga një lidhje e hershme me këtë zonë nëpërmjet mjaft shokëve të mi dhe kolegëve, banorëve të kësaj zone, të cilët kanë kontribuar në mënyrë konstante në të gjitha sfidat, qofshin këto sfida të profesionit të tyre, por qofshin këto sfida për demokracinë.
Unë dëshiroj t’i përshëndes të gjithë, t’ju përshëndes juve që jeni të pranishëm këtu dhe nëpërmjet jush, të gjithë banorët e Mirditës! Për mua natyrisht që ka qenë një gëzim i veçantë, por i kthyer në detyrim, qysh nga momenti kur autoritete vendore të këtij qyteti, tre vite më parë, më propozuan dhe më miratuan si “Qytetar Nderi”. Kështu që jam njësoj si ju, ndihem njësoj si ju, me të gjitha gëzimet që keni ju, dhe natyrisht me të gjitha hallet. Pra, ju përshëndes bashkëqytetarët e mi!
Tani, unë dëshiroj të shpjegoj pse Mirdita është kaq e përzgjedhur. Mirdita me historinë dhe njerëzit e saj është një binom unik qëndrese e madhështie. Që në agimin e historisë, ajo u identifikua me emrin që ka sot, duke ruajtur lirinë, besimin, doket, dinjitetin dhe kanunin e saj legjendar.
Pas epopesë së ndritur të Gjergj Kastriotit, mirditorët luftuan pareshtur e si luftëtarë hijerëndë do t’i njihte gjithë Evropa, të gjitha kronikat e historianëve të saj! Ju i qëndruat çdo pushtuesi duke dhënë shembullin e madh të krenarisë dhe identitetit kombëtar të patjetërsueshëm. Mirditorët, princat e tyre, Gjomarkajt e deri tek Preng Bib Doda, kanë lënë gjurmët e tyre në Rilindjen Kombëtare dhe deri tek Pavarësia e Shqipërisë. Të tjerë mirditas, si Abati Preng Doçi apo At Ambroz Marlaskaj, ecën ngjitmas me fatin e Shqipërisë duke u shndërruar në ikona të qëndresës, të kulturës, të alfabetit shqip, të Kishës Shqiptare të mbarë kombit!
Në panteonin e Atdheut, aty ku përjetësia dhe mirënjohja e brezave bëhen një, burrat e sojit, Mirdita i pati me shumicë, priftërinj katolikë, intelektualë e malësorë të zakonshëm, të cilët, së bashku në epokën e modernitetit, organizuan njërën prej qëndresave më heroike ndaj komunizmit në krejt Lindjen evropiane, jo pak, por në gati 10 vjet, pothuajse çdo fis i Mirditës i dhuroi historisë sonë një martir. Me pushkën e qëndresës dhe me emblemën e identitetit shqiptar, me flamurin kuq e zi në dorë, bijtë e kësaj familje fisnike do të shndërrohen në udhëheqës e dëshmorë kundër dhunës dhe diktaturës komuniste! Nder për jetë të gjithë atyre që bënë kaq shumë për Shqipërinë!
Mirdita juaj, Mirdita jonë dhe Mirdita e gjithë Shqipërisë simbolizon traditën më të vyer shqiptare, ligjet autoktone që frymëzuan At Shtjefën Gjeçovin të mbledhë monumentin kulturor të Kanunit, qëndresën ndaj çdokujt që kërkonte ta dhunojë, besimin e fortë e të patjetërsueshëm, identitetin evropian, fuqinë e fjalës së shkruar, urtësinë e saj, fuqinë e fjalës që shpreh besë dhe burrni.
Me këtë respekt dhe frymëzim për historinë, jemi sot së bashku për të festuar 15-vjetorin e Dioqezës së Rrëshenit, njërës prej simboleve tona kulturore më të bukura.
Është rasti për të theksuar se klerikët katolikë të Mirditës, gjithmonë, dje e sot, janë shfaqur si elitë e lidhur me banorët dhe gjeografinë e vendit! Gjatë persekutimit komunist, ashtu si edhe më përpara, u bënë martirë të besimit dhe fjalës së lirë, aq sa tashmë kanë ndërtuar kultin modern e pozitiv, kultin e pashkatërrueshëm të klerikut shqiptar!
Po ashtu, në periudhën e tranzicionit, gjithsecili prej jush ka patur rast ta ndiejë dorën e tyre, forcën e besimit, përmasën e humanizmit, jo vetëm me fjalë, por edhe me gjeste konkrete në përputhje me nevojat dhe kërkesat që keni patur! Unë dua t’i përgëzoj gjithashtu institucionet fetare në Rrëshen, si dhe klerikët e tyre, për kontributin e vazhdueshëm në konsolidimin e harmonisë fetare në vend, vlerë dhe pasuri e jashtëzakonshme e shoqërisë dhe e kombit tonë.
Me këtë vetëdije, kam kënaqësinë dhe nderin sonte të rri, të takoj, të komunikoj dhe të dekoroj të tjera personalitete të Mirditës, që me veprën dhe punën e tyre, i kanë bërë nder zonës së tyre, Kishës Katolike dhe besimtarëve të saj. Prandaj, në cilësinë e Presidentit të Republikës i falenderoj ata nga zemra për kontributin e tyre të vyer.
Zoti e bekoftë Mirditën dhe gjithë Shqipërinë!”
Aktiviteti vijoi me ceremoninë e dekorimit të tre personaliteteve të rëndësishme që kanë dhënë kontribut të çmuar për Rrëshenin, ku Presidenti Topi i dorëzoi përkatësisht: Imzot Kristoforo Palmierit, Urdhrin “Nënë Tereza”, me motivacionin: “Për kontributin e çmuar si misionar i fesë katolike në Dioqezën e Rrëshenit e më gjerë, veçanërisht me ndërtimin e një sërë kishave, si dhe me ndihmën e dhënë njerëzve në nevojë për strehim, arsimim dhe jetesë”; At Lino Nikolait, Urdhrin “Nënë Tereza”, me motivacionin: “Për kontributin e çmuar që ka dhënë si misionar i fesë katolike, në përhapjen e vlerave humane të paqes e dashurisë njerëzore dhe për ndihmën në ndërtimin e një sërë kishave në Dioqezën e Rrëshenit”, si dhe familjarëve të Preng Pjetër Filopatit (Pas vdekjes), Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, me motivacionin: “Mësuesit të nderuar që me përkushtim dhe sakrificë vuri gjithçka në shërbim të përhapjes dhe zhvillimit të arsimit në Mirditë e zonat përreth, duke e vlerësuar atë si një faktor themelor të vet progresit të vendit”.