E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi viziton SHBA. Takime me Bush e komunitetin shqiptar

Presidenti Bamir Topi niset sot per nje vizite zyrtare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, per te marre pjese ne sesionin e 63-te te Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Ne seancen e posacme te debatit te pergjithshem, kreu i shtetit shqiptar do te mbaje dhe nje fjalim, ku do te nenvizoje arritjet e Shqiperise ne procesin e integrimit, kontributin e vendit tone ne luften globale kunder terrorizmit si dhe sfidat kryesore me te cilat perballet sot njerezimi, apo qendrimi mbi shtetin me te ri ballkanik te Kosoves dhe marredheniet e bashkepunimit rajonal e me gjere. Gjate vizites ne SHBA, Presidenti Topi do te zhvilloje dhe nje sere takimesh te rendesishme pune me homologe te tij, si dhe autoritete te larta drejtuese te shteteve pjesmarrese. Nder me te rendesishmit do te jete pjesmarrja ne takimin e organizuar nga Presidenti Amerikan Xhorxh Bush dhe Presidenti i Irakut, Jalal Talabani me vendet qe kane kontribuar ne Irak. Gjithashtu, kreu i shtetit shqiptar, eshte i ftuar te marre pjese dhe ne Forumin "Iniciativa Globale Klinton", si dhe ne takimin e sfidave te permbushjes se Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit. Ne viziten e tij ne SHBA, Presidenti Topi do te jete i pranishem dhe ne veprimtarite qe do te zhvillohen me rastin e 100- vjetorit te themelimit te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare ne Amerike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›