Topalli dhe Meta, fushate pro grave
Politika shqiptare eshte orientuar me shume se kurre tek grate. Perfshirja e femres ne politike e vendimmarrje po kthehet ne epiqendren e fjalimeve dhe takimeve te cdo force politike. Keshtu dhe gjate dites se djeshme, takimet e zhvilluara nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli por dhe kreu i LSI-se, Ilir Meta, kishin ne qender te tyre perfshirjen e grave ne politike. Kreu i LSI-se, Meta zgjodhi njesine bashkiake numer kater ne kryeqytet per te zhvilluar takimin e tij per perfaqesimin e sa me shume grave ne politikat vendimmarrese. Gjate takimit me gra e vajza te kesaj njesie, Meta theksoi se ka ardhur koha qe statusi i grave ne shoqeri por dhe ne politike te ndryshoje dhe ato te marrin vendin qe u takon. "Problemet e grave nuk qendrojne tek barazpeshimi i perfaqesimit te tyre politik 50% e 50% me meshkujt, ashtu si propagandohet nga partite e medha. Por tek integrimi i tyre i plote ne te gjitha shkallet e shoqerise ku roli i saj duhet te jete primar", theksoi Meta. Sipas tij, roli i gruas duhet te ndihet kudo, jo vetem ne Parlament por dhe struktura te tjera shteterore e administrative. Nga ana tjeter, kreu i LSI, nuk mundi t'i rrezistoje dhe akuzave ndaj qeverise ne pushtet dhe ne vecanti kryeministrit Sali Berisha. Per Meten, qeveria po shkarron cdo gje, dhe ekonomine e familjeve shqiptare. "Kjo vjen sepse ka nje kaste politike qe synon te drejtoje per interesa personale, pa transparence dhe me politika perjashtuese", kritikoi ai. Ne te njejten linje, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nga Saranda kerkoi qe grate te ngrene zerin e perfaqesohen me shume ne cdo institucion te rendesishem sic u takon. Ashtu si Meta, dhe Topalli kerkoi rritje te pranise se grave ne parlament e kudo nga qyteti bregdetar i Sarandes. Viziten e djeshme, ajo e beri ne fshatin Mursi te Saranden, i cili njihet si fshati qe ka perjetuar me shume tmerret e diktatures komuniste, me reth 1200 vjet burgime e internime. Topalli mori pjese ne kuader te dites perkujtimre te burrave, grave dhe femijeve qe vuajten mizorine e kalvaret e diktatures. "Ne duhet t'i kujtojme shume shpesh banoret e ketij fshati me shpirt perendimor, qe vuajten 1200 vjet burg dhe internime. Kjo eshte tragjike, mizore", u shpreh Topalli ne kete takim, qe mbylli dhe turin e saj "Grate per grate" ne qytetin e Sarandes. Ne aspektin ligjor, per rritjen e numrit te perfshirjes se grave ne politike e ne vendimmarrje eshte miratuar vetem nje ligj, ai per "Barazine Gjinore". Ne te theksohet se nje institucion duhet te kete te pakten 30% femra. Nje shifer e tille pritet te sanksionohet dhe ne Kodin e ri Zgjedhor qe po diskutohet ne Komisionin e Posacem te Reformes Zgjedhore. Eshte heret te flitet per nje barazi gjinore 50% femra dhe 50% meshkuj ne vendin tone. Rozeta Rapushi