E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi viziton ne spital trajnerin Josip Kuzhe

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi i shoqeruar nga Kreu i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka dhe anetare te Kabinetit vizitoi sot paradite ne Pavionin e Neurologjise te Spitalit Amerikan trajnerin e Ekipit Kombetar te Futbollit Josip Kuzhe i cili gjendet i shtruar prej disa ditesh ne gjendje te renda shendetesore si pasoje e goditjes nga nje hemoragji celebrale.

Kreu i shtetit shqiptar u shoqerua gjate kesaj vizite edhe nga mjeku specialist Fatos Olldashi dhe drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodi Allajbeu te cilet e informuan mbi gjendjen shendetesore te zotit Kuzhe. Pasi i falenderoi per perkujdesjen dhe perkushtimin Presidenti Topi zhvilloi nje bisede te shkurter e te ngrohte me trajnerin kroat te Kombetares shqiptare te Futbollit duke i uruar sherim sa me shpejte dhe duke e siguruar edhe zonjen Kuzhe per mbeshtetjen e pakursyer humane dhe institucionale si President i Republikes.

Nga ana e saj zonja Kuzhe edhe ne emer te bashkeshortit dhe familjareve e falenderoi Presidentin Topi per viziten duke shprehur mirenjohjen per interesimin e Kreut te shtetit per gjendjen shendetesore te te afermit te tyre.

Me pas Presidenti Topi u shpreh para mediave te shumta te pranishme E ndieja si nje detyrim qytetar ne radhe te pare por edhe nga pozicioni im per te pare nga afer gjendjen e trajnerit Kuzhe. Fatmiresisht eshte nje gjendje stacionare nje gjendje e permiresuar fale edhe nje kujdesi mjaft te kualifikuar te ekipit mjekesor por edhe fale fatit te tij sepse jane patologji shume te renda te cilat ne mjaft raste per fat te keq kalojne keq. Por kesaj radhe ai eshte njeri me fat.

Erdha per ta pershendetur per ta pare sepse trajneri Kuzhe eshte bere pjese e struktures se ekipit kombetar pjese e emocioneve tona te ekipit kombetar keshtu qe deshiroj qe ta pershendes edhe njehere. Tani shihet edhe nepermjet televizioneve qe eshte ne kujdesin e strukturave te shtetit por edhe te ekipit mjekesor. Edhe njehere ju falenderoj juve per kete kujdes qe tregoni per sportin edhe per mjeshtrat e sportit

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte 07 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›