Prag Bosnja 20 fakte per Kombetaren

Shqiperia eshte gati kunder Bosnjes. Nje sfide shume percaktuese per ecurine e saj te metejshme ne eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 finalet e te cilit do te zhvillohen ne Poloni dhe Ukraine.
Shqiperia vjen ne perballjen e trete ne keto kualifikues por dhe te treten historike ndaj Bosnjes dy te parat jane miqesore si kryesuese e grupit D duke lene pas Bjellorusine po 4 pike Francen 3 Bosnjen 3 Rumanine 2 dhe Luksemburgun 0.
Kjo eshte hera e dyte qe Shqiperia luan me nje kundershtar duke pasur epersi ndaj tij ne pike duke perfshire dhe ate kur ne eliminatoret e Boterorit 2010 ne drejtimin e Ari Hanit kryesuam pas barazimit me Suedine dhe fitoren me Malten.
Pergatitjet pese ditore nen urdhrat e zevendestrajnerit Xhemal Mustedanagic i dyti ndihmes qe do te drejtoje Kombetaren tone ne nje ndeshje zyrtare pas Slavko Kovacit ky i fundit zevendesoi ne dy raste Oto Baricin ne te parinkur Oto Maksimale u semur para ndeshjes me Sllovenine dhe se dyti kur plakushi 75-vjecar u pezullua nga UEFA per ndeshjet me Bjellorusine e Rumanine.
Boshnjaku Xhemal Mustedanagic do te jete trajneri i 10-te i huaj qe do te drejtoje te pakten nje ndeshje nderkombetare te Shqiperise.
Nente te tjeret jane serbi Ljubisha Brocic hungarezi Miklosh Vadas rusi Nikolai Lukshinov italiani Xhuzepe Dosena gjermani Hans-Peter Brigel kroati Oto Baric kroati Slavko Kovacic holandezi Ari Han dhe kroati Josip Kuzhe.
Bosnja eshte nje sfide teper e vecante per Xhemal Mustedanagicin pasi boshnjaku i komanduar ne detyren e trajnerit do te luaje praktikisht kunder atdheut te tij Bosnjes por dhe kunder dhendrit te tij mbrojtesit te krahut te djathte Mensur Mujzhda.
Perpara sfides me Bosnjen Albania-sport paraqet 20 fakte e statistika ne lidhje me Kombetaren tone gjate ketyre eliminatoreve te Euro 2012-s por jo vetem per to.
BOSNJA - Skuadra boshnjake e drejtuar nga Safet Sushic eshte kundershtarja e trete me te cilen do te perballet Shqiperia ne eliminatoret e Kampionatit Europian.
RENDITJA NE FIFA - Perpara sfides se te premtes se 8 tetorit Shqiperia dhe Bosnja kane diferenca midis tyre ne renditjen e FIFA-s Shqiperia e 67-ta Bosnja e 59-ta.
BILANCI - Shqiperia dhe Bosnja jane ndeshur dy here midis tyre qe te dyja takime miqesore ne Tirane Shqiperia fitoi 2-0 golat nga Qendro e Dobi ne Zenica ndeshja perfundoi 0-0.
KATER PIKE - Pas dy ndeshjeve te para ne Euro 2012 Kombetarja jone ka grumbulluar 4 pike duke pasur ne bilancin e saj 1 fitore 1 barazime dhe 0 humbje. Golaverazhi 2-1.
RUMANIA - Ne ndeshjen e pare kualifikuese te Euro 2012-s Shqiperia barazoi me Rumanine ne Pietra Neamnt. Golin e barazimit per kuqezinjte e shenoi Gjergji Muzaka.
LUKSEMBURGU - Ndaj ekipit modest Kombetarja fitoi me nje rezultat minimal 1-0. Hamdi Salihi ishte autori i golit te fitores se pare te Shqiperise ne kete edicion europian.
BJELLORUSIA - Kundershtarja e radhes 12 tetor do te jete Bjellorusia me te cilen Shqiperia ndan vendin e pare ne grup. Kjo ndeshje eshte percaktuese per ecurine tone.
244 NDESHJE - Sfida kunder Bosnjes me 8 tetor do te jete ndeshja e 244-t nderkombetare e Shqiperise perfshire ketu takimet zyrtare dhe ato miqesore.
SHTATE NDESHJE - Shqiperia nuk humbet prej shtate ndeshjesh duke vendosur edhe nje rekord. Seria fillon me barazimin 0-0 me Estonine dhe perfundon me fitoren 1-0 me Luksemburgun.
HUMBJA E FUNDIT - Kombetarja ka humbur per here te fundit me 14 tetor 2009 kur pesoi disfaten 4-1 ndaj Suedise eliminatoret e Boterorit. Golin e vetem te Shqiperise e shenoi Hamdi Salihi.
BILANCI I KUZHESE - Trajneri kroat e ka drejtuar deri tani Shqiperine ne 12 ndeshje pese zyrtare 1 F 2B 2H dhe shtate miqesore 4F 3B 0H bilanci ne total 5F 5B 2H.
MUSTEDANAGIC - Ndihmesi i Kuzhese Xhemal Mustedanagic do te jete trajneri i pare boshnjak qe drejton perfaqesuesen. Te Tirana kane drejtuar Enver Haxhiabdic dhe Blaxh Slishkovic.
DY TRAJNERE - Xhemal Mustedanagic do te jete trajneri i dyte i Kombetares shqiptare qe do te perballet me Bosnjen. I pari ka qene Neptun Bajko ne dy ndeshje miqesore.
HERA E PARE - Edhe pse Shqiperine e kane drejtuar 9-te trajner te huaj kjo eshte hera e pare qe nje teknik ndeshet kunder atdheut te tij Mustedanagic perballe Bosnjes.
HERA E DYTE - Kjo eshte hera e dyte qe Shqiperia drejtohet nga zevendestrajneri ne nje ndeshje zyrtare Kovacic zevendesoi Baricin te pezulluar dhe Mustedanagic Kuzhene te semure.
10 KAMPIONATE -Lojtaret e thirrur nga Kuzhe luajne ne keto kampionate Shqiperi 6 Azerbajxhan 3 Itali 2 Gjermani 2 Greqi 2 Ukraine 1 Turqi 1 Kroaci 1 Austri 1 Qipro 1
PA EKIP - I vetmi lojtar qe ende nuk ka nje skuader eshte Ervin Skela. Gjithsesi mesfushori i cili eshte dhe kapiteni i perfaqesueses stervitet me ekipin e dyte te Shalke 04.
15 LOJTARE - Trajneri Kuzhe ne 2 ndeshjet e para ato kunder Rumanise dhe Luksemburgut ka aktivizuar 15 lojtare ku 12 prej tyre jane aktivizuar 2 takimet 3 vetem ne 1 ndeshje.
MUZAKA-SALIHI - Zevendesuesi Gjergji Muzaka dhe titullari Hamdi Salihi me golat e tyre kunder Rumanise e Luksemburgut regjistruan emrat si golashenues ne Euro 2012.
13 GOLASHENUES - Nga grupi aktual te thirrur kunder Bosnjes e Bjellorusise jane te pakten 13 lojtare qe kane shenuar te pakten nje gol me perfaqesuesen. Skela kryeson me 13 gola.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte 07 Tetor 2010