Presidenti Topi vlerëson rolin dhe kontributin e gruas në politikën shqiptare dhe apelon për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në qeverisje. &

16 qershor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të zonjave pjesëmarrëse në projektin “Rritja e rolit të gruas në qeverisje 2009-2011”, organizuar nga OSBE-ja në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Hollandës dhe atë të Suedisë.
Ceremonia u çel nga Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, i cili, në fjalën e tij theksoi se në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, si tregues determinant për proceset integruese të Shqipërisë në famijen evropiane, pjesëmarrja e grave në proceset zgjedhore dhe rritja e numrit të tyre në politikë, janë faktorë të rëndësishëm për hartimin e strategjive të zhvillimit kombëtar, për përmirësimin e cilësisë së qeverisjes, për forcimin e shtetit të së drejtës, etj.
Ndërsa, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në fjalën përshëndetëse me këtë rast, duke vlerësuar miratimin e kuadrit ligjor për barazinë gjinore dhe Kodit Zgjedhor nga Kuvendi i Shqipërisë, si hapa të përqasjes së standardeve tona ligjore me ato të demokracive të zhvilluara dhe si rrjedhojë e prezencës më të madhe të mendimit përparimtar politik e shoqëror të gruas shqiptare, u shpreh:
“Përshëndetje,
I nderuar Ambasador Bosh,
Të nderuar shkëlqesi Ambasadorë,
Përfaqësues të Trupit Diplomatik në Shqipëri
Të nderuara zonja,
Të nderuar pak zotërinj që jeni këtu!
Mesa duket formati i këtij auditori tregon sinjifikatin e këtij takimi. Kur fillojmë fjalimet tona gjithnjë u drejtohemi zonjave. Kjo mesa duket për një periudhë të gjatë kohe ka qenë thjesht ajo xhentilesa formale, ndërsa me kalimin e viteve, unë jam një ndër ata që jam munduar ta prek këtë realitet nëpërmjet kontakteve politike, kontakteve me njerëz të shquar të shoqërisë civile, me përfaqësues të nderuar të Trupit Diplomatik. Ajo që desha të them është se me kalimin e viteve mua më duket se është bërë një progres i rëndësishëm. Nuk e them këtë, sepse është rasti për ta thënë, por besoj që dhe ju jeni të ndërgjegjshëm që ka qenë një proces disi i ngadaltë, por vitet e fundit ka pasur një përshpejtim të nismave të marrjes në konsideratë të pjesëmarrjes së zonjave në politikë, pse jo, meqë jemi në prag të zgjedhjeve politike, në funksion të aktiviteteve elektorale.
Partitë politike kanë pasur në vetvete një lloj kondradiksioni. Nga njëra anë në vendimmarrje gjithmonë kanë qenë në preferencë burrat, por kur është dashur të përdoret imazhi i zonjave, gjithmonë kanë qenë të predispozuar që ta nxjerrin këtë në evidencë. Kur thashë vitet e fundit është bërë progres i dukshëm, nuk e kam fjalën këtu thjesht për shifrën 30%, por për një lloj motivimi dhe vullneti politik, në përgjithësi të të gjitha forcave parlamentare, për të rënë dakord për dy ligje shumë të rëndësishme, së pari për ligjin që ka të bëjë me barazinë gjinore, së dyti për pjesëmarrjen e zonjave në listat zgjedhore. Ky është padyshim një progres i dukshëm, ndonëse edhe këtu ka këndvështrime të ndryshme. Një pjesë, jo thjesht e politikanëve, sepse politikanët janë shumë të paktë në numër krahasimisht me aktorët e tjerë të shoqërisë, e quajnë këtë arritje shumë të rëndësishme, ndoshta maksimaliste. Disa të tjerë nuk janë për citimin e shifrave. Mund t’ju siguroj që unë jam një ndër ata që mendojnë se shifrat janë të rëndësishme, janë pikë reference, por nuk janë substanciale për këtë process! Fakti që në fusha të ndryshme të jetës gratë janë protagoniste, gratë janë shumë të rëndësishme për ekuilibrimin e jetës së shoqërisë, gratë janë shumë aktive në politikë, janë shumë aktive në familje, janë shumë aktive në projekte të ndryshme, kjo na bën që të arrijmë në një përfundim se pjesëmarrja e gruas në vendimmarrje është gjithashtu e rëndësishme.
Do të doja ta vlerësoja shumë këtë projekt dhe të falenderoja jo thjesht për projektin në fjalë, por edhe në retrospektivë, për të gjitha projektet e tjera që janë zhvilluar, sepse më duket sikur ka shumë projekte për rritjen e parametrave të përfaqësimit cilësor të grave në politikë dhe në aktivitete elektorale dhe nuk ekziston pothuajse asnjë projekt për burrat. Duket sikur balanca ka filluar të anojë nga zonjat. Natyrisht, më vjen mirë, sepse po bëhen shumë projekte për të motivuar pikërisht ata që janë në vendimmarrje që ta marrin në konsideratë që me kalimin e viteve, cilësia tek zonjat është rritur më shumë sesa tek burrat. Padyshim, nuk do të dëshiroja këtu të merrja pozicione të tilla, sepse jo thjesht si një njeri me një “background” politik, por tani më shumë se asnjë herë tjetër me cilësinë e Institucionit të cilin unë përfaqësoj, do të dëshiroja që t’ju inkurajoja në të gjithë misionin tuaj.
Zgjedhjet politike të 28 qershorit të këtij viti padyshim që angazhojnë të gjithë forcat politike, angazhojnë të gjithë shoqërinë dhe duke marrë në konsideratë edhe listën e pjesëmarrjes në funksion të këtij projekti unë gjykoj që ka një pjesëmarrje të gjerë dhe mjaft komplekse. Njerëz që vijnë nga shoqëria civile dhe njerëz që vijnë edhe nga partitë politike. Kjo tregon që projekti në fjalë ka ecur me parametrat e duhura të demokracisë, sepse shpeshherë japim leksione për demokracinë, por shpeshherë duhet të implementojmë ato që themi. Besoj që shembulli më i qartë, më elokuent i prezantimit të një standardi të ri demokracie që vjen edhe nëpërmjet këtij projekti është pjesëmarrja juaj e gjerë dhe pjesëmarrja, e cila, ka përveçse pjesën e demonstrimit të asaj çfarë është arritur, ka edhe pjesën ceremoniale të marrjes së një diplome. Dhe padyshim pas marrjes së diplomës ka shumë rëndësi mënyra se si do të interpretohen këto njohuri për demokracinë.
Unë shpresoj që pjesëmarrja juaj edhe në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme politike të datës 28 qershor do të jetë shumë e rëndësishme, do të jetë aktive, do të jetë e ekuilibruar, sepse mesazherët më të mirë për shoqërinë ju siguroj që janë gratë, gratë, sepse në formimin e tyre kanë një strukturë shumë të rëndësishme, strukturën që mban shoqërinë në këmbë. Ju duhet të dini të përçoni meshazin, sepse shoqëria shqiptare ka shumë, shumë nevojë që zgjedhjet e datës 28 të zhvillohen vërtet të lira, të zhvillohen në një klimë të qetë, t’i largohemi në mënyrë definitive episodeve të dhunshme, që ndodhin diku dhe që duhet të dënohen nga të gjithë, dhe mbi të gjitha të tregojmë që zgjedhjet e datës 28 do të jenë një arritje e rëndësishme për Shqipërinë, mbas së cilave rruga drejt Bashkimit Evropian padyshim që nuk do të jetë një rrugë e ngushtë, nuk do të jetë një rrugë me kthesa, por do të jetë një bulevard i gjerë!
Edhe një herë falemnderit dhe ju uroj që këtë arritje të mos ta keni shkallën e fundit, por të keni të tjera arritje në karrierën tuaj të rëndësishme”!
Projekti, faza e parë e të cilit përfundoi sot, është financuar nga qeveria hollandeze dhe ajo suedeze dhe është zbatuar nga OJF-ja “Partners Albania”. Në këtë projekt cilin morën pjesë 50 gra nga i gjithë vendi dhe kandidate që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009.
Në ceremoninë të diplomimit ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Mbretërisë së Hollandës, Henk G.C. van den Dol, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës suedeze, Elisabet Stam, drejtues të projektit, përfaqësuese të shoqërisë civile, etj.