E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Portugalisë me rastin e Festës Kombëtare.

10 qershor 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Portugalisë, Anibal Cavaco Silva me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më të ngrohta e të përzemërta.

“Më lejoni, Shkëlqesi që, me këtë rast të vë në dukje me kënaqësi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit që karakterizon dy vendet tona, të vlerësoj lart mbështetjen që vendi juaj i jep Shqipërisë në rrugën e integrimit euroatlantik, si dhe të shpreh besimin në zhvillime të mëtejshme në këtë drejtim.

Duke shprehur dëshirën për forcimin e mëtejshëm të miqësisë mes Shqipërisë dhe Portugalisë, ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›