Presidenti Topi zhvillon një takim me përfaqësues të medias.

3 gusht 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvilloi sot një takim kortezie me drejtues të medias, analistë, gazetarë dhe studiues në lëmin e informimit masiv.
Në këtë takim të parë si President i Republikës me përfaqësuesit e medias, z. Topi theksoi se në veprimtarinë e tij në krye të shtetit shqiptar, që nga momenti i betimit, do të jetë garant i Kushtetutës dhe i ligjeve të vendit dhe me dëshirën maksimale për të pasur marrëdhënie të hapura, në radhë të parë me median. Duke e vlerësuar atë si promotore të emancipimit të shoqërisë, por edhe të politikës shqiptare, Presidenti Topi vuri në dukje vullnetin e plotë të institucionit të Presidencës për transparencë dhe për bashkëpunim, në bazë konsultimesh, me përfaqësuesit e medias. Në të njëjtën kohë, z. Topi çmoi edhe rolin aktiv të medias shqiptare, në të gjithë procesin e përzgjedhjes së Presidentit të Republikës. “Institucioni më i lartë i shtetit shqiptar”, - u shpreh Kryetari i Shtetit gjatë fjalës së tij përshëndetëse”, - është mjaft i rëndësishëm për ekuilibrin e jetës politike dhe të gjitha institucioneve kushtetuese si edhe i pazëvendësueshëm në infrastrukturën e institucioneve demokratike”.
Gjithashtu, gjatë takimit, Presidenti Topi prezantoi zyrtarisht z. Aleksandër Flloko, në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës dhe z. Dashamir Xhaxhiu, në detyrën e Drejtorit të Kabinetit. Duke u ndalur në aftësitë profesionale dhe përvojën administrative të z. Flloko dhe z. Xhaxhiu, të dy të ardhur nga bota akademike, Presidenti shprehu besimin se me korrektësinë dhe përgjegjësinë e tyre në detyrë, ata do t’i japin institucionit të Presidencës një dimension të ri.