Presidenti Topi zhvillon një vizitë pune në qytetin e Fierit

14 tetor 2011
Fier
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit bëri sot një vizitë pune në qytetin e Fierit, ku u takua dhe zhvilloi bisedime me drejtues të lartë të pushtetit vendor.
Pasi iu urua mirëseardhja nga Kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, nga përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal, si dhe personalitete të jetës kulturore dhe intelektuale të Qarkut, Kreu i Shtetit zhvilloi një takim në Bashki. Presidenti Topi u informua më konkretisht mbi disa projekte dhe ide veprimi të orientuara drejt mirëqenies së qytetarëve dhe mbarëvajtjes së punëve në këtë qytet. Presidenti Topi u njoh nga drejtuesit e tjerë lokalë me çështje të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, turistik, arsimor, shëndetësor e kulturor të qytetit, duke u ndalur veçanërisht në problematikat e ndryshme me të cilat përballen qytetarët si dhe autoritetet vendore.
Gjatë bashkëbisedimit, Presidenti Topi vlerësoi përkushtimin dhe përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e nivelit të jetesës së qytetarëve fierakë, duke vënë në dukje ato resurse thelbësore që favorizojnë të gjithë qytetin e Fierit për zhvillim e mëtejshëm e të gjithanshëm të tij.
Më pas, Presidenti Topi u takua dhe u përshëndet përzemërsisht me qytetarët fierakë dhe vendosi një kurorë me lule në shenjë nderimi tek busti i atdhetarit fierak Tonç Kilica, i cili ngriti flamurin e pavarësisë në këtë qytet. Pas kësaj, Presidenti, i shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë, Zeqaj, mori pjesë në ceremoninë e promovimit të disa botimeve të autorë fierakë në Bibliotekën e qytetit. Në këtë promovim, i cili zhvillohet në kuadër të Muajit të Letërsisë – Tetorit, u promovuan albumi fotografik i skenografit Pano Kondo, si dhe vëllimi i katërt i regjisorit, Pëllumb Kulla, “Teatri, kjo lojë magjepëse”. Po ashtu, Presidenti vizitoi ekspozitën vetjake të piktores fierake, Elenica Paloli që është po mbahet e hapur këto ditë në Galerinë e Arteve të Fierit.