E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Xhorxh W. Bush pranoi se rritja e ekonomisë amerikane po ngadalësohej

Presidenti Xhorxh W. Bush pranoi se rritja e ekonomisë amerikane po ngadalësohej, por këmbënguli se bazat e saj afatgjate ishin të qëndrueshme.    "Për një periudhë afatgjatë, amerikanët mund të jenë të sigurtë lidhur me rritjen e ekonomisë sonë. Por për një periudhë afatshkurtër, mund të shohim të gjithë se kjo rritje është ngadalësuar", deklaroi Bush duke iu drejtuar Kongresit.    Ai gjithashtu deklaroi se paketa për rritje ekonomike e pranuar nga ligjvënësit do të siguronte një rritje të "fortë" ekonomike, por ai i kërkoi Senatit amerikan që mos e ngarkojnë atë me masa shtesë.    Lidhur me çështjen e tregtisë, Bushi deklaroi se fuqitë botërore "duhet të përfundojnë një marrëveshje të mirë këtë vit" nga raundi i bisedimeve globale të tregtisë në Doha, që janë penguar nga një mosmarrëveshje lidhur me subvencionet në bujqësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›