Presidenti Zelensky u bën thirrje të huajve t’i bashkohen ushtrisë ukrainase

Kievi po krijon një legjion “ndërkombëtar” për të huajt, që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës. Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mëngjesin e kësaj të diele. Zelensky u bëri thirrje të gjithë të huajve që kërkojnë të ndihmojnë Ukrainën, të bashkohen vullnetarisht në luftën kundër Rusisë.
“Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë”, vuri në dukje presidenti ukrainas, në një deklaratë të lëshuar pikërisht tani për “legjionin e huaj” të ri të Ukrainës.