Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë: Bota nuk besonte se ne do të rezistonim

Ndërsa ukrainasit zgjohen në ditën e katërt të luftës, ministri i Mbrojtjes i vendit, i kërkon botës të forcojë mbështetjen e saj për Ukrainën. Oleksii Reznikov thotë se “72 orë rezistencë” e vendit i ka dëshmuar botës se është e mundur të zmbrapset agresioni rus.
Gjeneralmajori ukrainas, Borys Kremenetsky, tha se Ukraina kishte kapur rreth 200 ushtarë rusë.
“Kemi kapur rreth 200 ushtarë rusë, disa prej tyre 19 vjeç, të pa trajnuar fare. Ne i trajtojmë ata sipas Konventës së Gjenevës, sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha ai.
Ai shtoi se ushtarëve u lejohej të marrin prindërit e tyre në telefon, si dhe iu dhanë ushqim dhe ujë.