E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, afati drejt përfundimit, nëse partitë nuk gjejnë konsensus deri nesër, Kosova shkon në zgjedhje të reja

Këtë të martë përfundon afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, ndërkohë që partitë politike nuk kanë gjetur një zgjidhje për emrin që do të siguronte pjesëmarrjen e së paku 80 deputetëve në procesin e votimit për kreun e ri të shtetit.

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë ofertë dy subjekteve kryesore në opozitë, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike që të ofrojnë tre propozime për president.

PDK-ja e ka refuzuar ofertën, ndërsa LDK-ja ka propozuar ish-presidenten Vjosa Osmani në këmbim të 66 votave për zgjedhjen e saj në raundin e parë.
I pyetur për këtë propozim, Kryeministri Kuri ka refuzuar të japë opinionin e tij.

Ndërkohë sëfundmi, Kryetarja e Parlamentit njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se mund të ketë një seancë për presidentin. Kur Haxhiu u pyet nëse kjo seancë mund të zhvillohet sot, ajo u përgjigj shkurt.

“Natyrisht që sot”

Më 28 prill përfundon afati që Gjykata Kushtetuese ka caktuar për të zgjedhur presidentin. Ne te kundert, deshtimi i këtij procesi sjell zgjedhje të reja brenda 45 ditëve.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›