E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti apel drejtesise per akuzat PS-PD Mos beni spektatorin

Presidenti Bamir Topi kerkoi nga sistemi i drejtesise te mos mbes ne pozicionin e spektatoritreferuar akuzave dhe kunderakuzave qe po shkembehen publikisht ne skenen politike.Ne cilesine e kryetarit te keshillit te larte te drejtesise ai kerkoi qe te demonstrohet me shume protagonizem ne momentin kur akuzat shfaqen sheshit.

Sistemi i drejtesise nuk mund te rrije si spektator dhe ketu e kam fjalen per te gjitha hallkat e sistemit te drejtesise. Ndoshta akuzat jane politike ndoshta akuzat reciprokisht mund te jene dhe te pabazuara ndoshta akuzat mund te kene dhe argumente dhe kete nuk e kam thjesht per protagonistet kryesore. E kam per situaten ne pergjithesi e kam per cilindo qe duhet te kuptoje se garancia per sistemin demokratik ne Shqiperi si kudo eshte sistemi i drejtesise u shpreh Bamir Topi kryetar i KLD-se.

Ne mbledhjen e keshillit te larte te drejtesise i cili diskutoi per sistemin e vleresimit te gjyqtareve presidenti Topi kerkoi integritet dhe profesionalizem. Duhet ndare i afti nga i paafti. Duhet ndare ne menyre te qarte pa zona tampon i korruptuari nga ai qe nuk eshte korruptuar qe ujerat te mos perzihen ne menyre qe sistemi i drejtesise te marre noten qe meriton dhe jo te vleresohet ne bllok tha Topi.

Kreu i shtetit i cilesoi te domosdoshme vleresimin e gjyqtareve duke ju referuar edhe letrave qe shkojne ne zyren e tij ne te cilat qytetaret ankohen per abuzime qe ndodhin gjate procesit dhe per mungesen e transparences.

Taulanta Boja Azhornuar se fundi e merkure 15 shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›