Presidenti dekreton 4 gjeneralët e rinj
TIRANË- Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar sot 4 oficerë të lartë të ushtrisë shqiptare. Firma e tij, vjen pak ditë pas propozimit të kandidaturave nga ministri i Mbrojtjes.
Sipas dekreteve të firmosura, Sander Lleshi, Abaz Lleshi, Dhori Spirollari, dhe Xhemal Gjunkshi janë gjeneralët e rinj, ndërkohë që bashkë me ta presidenti i ka dhënë OK edhe kërkesës për emërimin në postin e kundëradmiralit, Kristaq Gervenjin, i cili aktualisht mban gradën e kapitenit të parë në Forcat e Armatosura Shqiptare.