E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dekreton 5 ligje të qeverisë

Tiranë, 2 mars, NOA Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka deklaruar ditën e sotme disa ligje të qeverisë, të cilat i kanë kaluar së fundmi edhe Kuvendit të Shqipërisë. Të konfirmuara zyrtarisht nga burimet pranë Presidencës për agjencinë e Lajmeve NOA, mësohet se i pari është dekreti për Shpalljen e ligjit nr. 10 230, datë 11.02.2010 Për ratifikimin e Marrëveshjes së huasë dhe të financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Kreditanstalt fur Ëiederaufbau (KfV), Frankfurt am Main dhe Fondacionit Fefad për projektin Promovimi i SME-ve.

Pas tij, renditet ligji nr. 10231, i datës 11.02.2010 Për ratifikimin e statusit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme (IRENA), ai nr. 10232 datë 11.02.2010 Për ratifikimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit Ndërtimi i rrugës së mbikalimit të Durrësit; ligji nr. 10233 datë 11.02.2010 Për autoritetin e aviacionit civil si edhe ligji nr. 10229, datë 11.02.2010 Për ratifikimin e Marrëveshjes, me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Japonisë për financimin e projektit për përmirësimin e pajisjeve mjekësore të qendrave rajonale të emergjencës në Republikën e Shqipërisë.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›