E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nismat e PS, në 18 mars në Kuvend

Janë dashur 2 orë që maxhoranca dhe opozita të vendosin datën 18 mars si kohën kur do të shqyrtohen në seancë plenare nismat ligjore të PS-së, kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor dhe ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore. Por konesnsusi mes maxhorancës dhe opozitës në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamenhtare është mbyllur me përcaktimin e datës së seancës plenare, pasi palët kanë ruajtur pozicione të kundërta përsa i përket përmbajtjes së këtyre nismave, ndërkohë që demokratët kanë kërkuar negociata për një draft konsensual.
Ende nuk dihet nëse gjatë ditëve në vazhdim, do të arrihet një kompromis mes maxhorancës dhe opozitës kur dihet tashmë që nisma ligjore kërkon hapjen e kutive , të cilat janë antikushtetuese për maxhorancën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›